Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Adnan Mehmeti
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Aida Bode
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Aleko Likaj
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Dalan Luzaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitra Adham
Dhimiter Nica
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Fitim Sula
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjikë Kurtiqi
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Koço Sterjo
Kostaq Duka
Kostaq Mizaku
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Lediana Kapaj
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Kalana
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Nexhip Bashllari
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Petraq Risto
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Tahir Bezhani
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vaid Hyzoti
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Zana Hakani
Ziko Kapurani
Perkthime

  Arjan Kallço                       

                           

 

 

 POETËT

Ja ku jemi sërish këtu
në tryezën magjike të poezisë
korifejtë plot vargje si dikur
për hallet, dertet e dashurisë.

Ah, këta poetët e pagjumë
me vargjet dashuruar
çdo mbrëmje rrëzojnë qeveri
si gruan kur s'e kanë vargëzuar.

Ah, këta poetët e pabindur
që s’rrinë dot pa lënduar
miqtë plangprishës të sovranëve
e dinë
prej tyre kanë për t'u urtësuar.

Ah, këta poetët e pavdekshëm
fanarë që kurrë s'u shuan
burim i pashtershëm, shpirti i tyre
prandaj dishepujt s'i mohuan.


 

ME KAVAFISIN

 

Në mëngjes herët

qyteti i pafund

i drejtohet heshtjes.

Jeton pagjumësinë shekullore

mbushur me histori.

Në ballkon tek rrija

padashur e zgjova

Kavafisin me vargjet e tij.

I kërkova poetit një nder,

bashkë të shkruajmë ca poezi.

Qyteti e di se kjo heshtje

është një çast pauze

kalimtare

që i duhet agut kokëshkretë.

Zhurmë avionësh guximtarë

çajnë qiellin e qetë,

zhurma hapash në rrugë

po e zgjojnë

qytetin plot jetë.

 

Athine  korrik 2009

 

Fjalë të heshtura

 

Te dua ishin fjalët që

Fshehtazi, pa zë

Shqiptuan buzët e tua

Atë mbrëmje.

Buzët e tua të njoma

Nga buzkuqi rrezatues

Që lehtas i kishte prekur

Pa i lënduar .

Ato fjalë si fllad mbrëmje

Nuk munda t’i ndal dot.

Edhe pse të heshtura

Me forcë u përplasën

Tek të miat, si ajri i acartë

Kur ngrohtësia hutaqe

Nuk e pret.

I lexova në buzët e tua

Plot trishtim, por të etura

Për ndonjë shkëndijë

Zjarrndezëse e që avull

Do të nxirrnin vrullshëm

Kur pasioni të merrte jetë.

Por tash ato fjalë nuk kanë

Më vitalitetin delikat të moshës.

Kanë mbetur jetime tek të dy.

Ngjajnë me oxhaqet që dikur

Tymonin, zhuriteshin nga vapa

E tash të akullt, të vetmuar

Dergjen në hapësira të shkretuara

Të rreshkur nga kujtime pa ngjyra

Që fati u rezevon. E dinë se fundi

Nuk është i largët, herët a vonë

Zhbiruesit do të shpojnë vrimat

E shpërthimeve të lamtumirës.

 

Lule e agimit

E di që një ditë dhe ti do ikësh
prej meje, ashtu si zogjtë në arrati,
lule e pranverës plot jetë,
plot shpresa,
lule e agimit të freskët
lule e agimit të ri.
Disa e quajnë braktisje,
disa ndarje, të tjerë guxojnë më tepër,
e quajnë bile liri.
Do të kërkosh tjetër ajër,
tjetër tokë që të të milkojë,
të të rritëdhe freskojë,
derisa një ditë zemra,
oh, të lutem, këtë jo,
mos e merr me vete,
lëre këtu të dlirë,
të rrahë nga dashuria.
Ndërsa unë, unë do të jem këtu
tek pres zbardhjen e agimeve të tjerë,
të bukur si vetë natyra, por
të ndryshëm pa ty.
Të tjera lule do më zgjojnë nga gjumi
me aromën e tyre mëngjeseve
dhe vesën plot magji.


Dashuri të tjera

Dashuri të tjera do kërkoj,
për të jetuar mijëra jetë,
shpirti pa brenga s’jeton,
ashtu si deti pa lumenjtë.


Vargje për ty



Sa shumë vargje shkrova për ty,
do i lexosh ndonjëherë vallë?
S’ishte e shkruar
që rrugëtimin ta bënim të dy,
dhe u ndamë kështu
pa u parë.
Eh, a do shihemi sërish?
Nuk di ç’të them,
i vështirë harrimi.
Por ti,
kur malli të të marrë,
si flladi i freskët eja,
trokit pa ngurim,
mos prit.
Mua aty do më gjesh.


Mes ëndrrash


Larg, larg prej meje,
mes ëndrrash përkundesh,
e qetë.
Si një kalorës i mundur pas beteje,
braktis fushën,
por prapë tundohesh.
Dije, pra,
s’ka vetëm një dashuri
kjo jetë.
Lamtumirat s’janë vdekje.
Një tjetër herët a von’
do trokasë.
Zemra,
Zemra e thyer lëngon,
por s’jepet,
përjetësisht brenda saj dylufton.

 


 

Vezullimi magjik

 

Sytë e tu jeshilë,

Udhëtare e panjohur

Në kërkim të të vërtetave

Të dhimbshme sunduese

Mes njerëzve,

Ah, më zgjojnë mallin e shuar

Të një vezullimi

Që tash jeton vetëm

Në kujtime e

Që i heshtur përtyp

Goditjet e shurdhëta të kohës.

S’mund t’i rezistosh gjatë

Shkëlqimit të tyre magjik,

Zmeraldë lundrues të thellësive,

Pas të cilit fshihet trishtimi yt.

Ndruhem se do më përpijë

Të gjithin,

Ashtu si Pavarotin Big

Që dot tundimit s’i shpëtoi.

Në këtë bllok

Ti nesër do të zhytesh
Në rrugët e qytetit tënd të dashur
Dhe ndoshta e diela
S'do të ketë më kurrë kthim
Në zemër.
Koha fitmitare s'i pret më vonesat
Përtace në takime e lodhur nga
Harresat tinzare.
Unë do të nisem përsëri
Në udhëtimin tim të gjatë,
Në kërkim të tundimeve të tjera sublime,
Larg prej ëndrrës tënde të tretur.
Mes vargjeve do të mbetet një kujtim
Në këtë bllok të zhderitur nga faqet
Që shpejt mbushen me vargje,
Me këtë imazh të përjetshëm
Në këtë letër.

Kraiova – Bukuresht
Shtator 2011

 

 

  Arjan Kallço lindi në vitin 1967 në qytetin e Korçës. Pasi kreu shkollën e mesme në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” ndoqi studimet e larta në degën e Gjuhës italiane, në UT, në vitet 1986-1990. Punon si mësues në shkolla të Korçës dhe pedagog i jashtëm në Universitetin “F.S.Noli”.Pasioni i tij jane poezia dhe perkthimi.Ka botuar librin me perkthime “Proverba te gjuhes italiane” si dhe librin me poezi “Poezi italiane per dashurine” me 37 autore.Presin botimin tre libra me poezi shkruar nga vete ai ne gjuhen italiane si dhe libri me tregime te perkthyera, nga shkrimtare te viteve 80-te.Vitin e kaluar ne Javen e Gjuhes Italiane paraqiti nje permbledhje poetike te poeteve italiane dhe korcare me krijimtari kushtuar detit.Boton vazhdimisht ne faqet e internetit te Klubit Italian te Poeteve duke marre pjese dhe ne konkurimet e permuajshme qe zhvillohen ne Itali.Bashkepunon me poeten italiane Gabriela Gruber per te nxitur tek te rinjte pasionin per poezine nepermjet pjesemarrjes ne konkurset e klubit “Poezi dhe solidaritet”.Boton dhe ne revisten “Poeteka” dhe ne gazeten “Albania Press” qe botohen ne Greqi

 

 

 

Shën Valentini

Tash që po mendoj për ty
ndodhesh krejt e vetme
në një qytet të humbur të Lindjes,
aty ku vetëm mendimi im të mbërrin.
Asgjë nuk të argëton më
as të sjell ngushëllim,
nuk dëgjohen më thirrje, s'ka më ledhatime
që mund të të gjenden pranë netëve të dimrit.
Të duket veç një ëndërr e keqe ,
një realitet i ashpër pakuptim.
Zjarri në oxhak
i vetëm nuk mjafton që të të ngrohë ,
është e pashprit edhe bukuria,
as që do t'ia dijë për njeri,
tepër mendjemadh dhe i fryrë nga plotfuqishmëria.
Kërkon veç të krijojë iluzione
si dikur me ne të vegjël,
të të mbajë në krahët e veta të rreme
dhe pastaj të të hedhë tutje,
kur ngrohtësia ngadalë do të përhumbet dhe
ftohtësia sërisht do të trokasë në zemrën tënde.
Imazhet e tua si shtojzovalle
më sjellin tek ty dhe më thonë
shumë gjëra, por sot t'i lëmë mënjanë largësitë ,
të mos harrojmë
se është dita e dashurisë,
është Shën Valentini dritëgjatë

 
PERËNDESHA DHE PRINCESHA

(Lady Dianës)
 
Të dyja përjetësisht mike dhe rivale
Kohërat e acarta pa lavdi i ndanë
të parën e braktisën njerëzit
të dytën engjëjt e qanë.
 
Perendesha ish një trill skutash
Që shekujt në harresë e lanë
bëmat e saj ngelën nëpër libra
por njerëzore kurrë s'e panë.
 
Princesha e trishtë, s'ish legjendë
të shtirej mes fisnikësh s'ishte e thënë
dashuri të përvuajturve u fali
prandaj ata legjendë e bënë.

Hotel Brufani*

Aty në fund të shëtitores
Vanuçi
Si për ironi të fatit
Pikërisht në kufijtë ekstremë
Të historisë sonë
Vegjeton hotel Brufani.
Aty plaku i urtë Ismail Qemali
I lodhur nga dallgët
E furtunave kombëtare
U preh për herë të fundit.
Në atë hotel të vjetër
Ku historitë tona
U ndeshën shpesh
Njëra përfundoi tragjikisht.
Tjetra s’i jep dot përgjigje,
Prej vitesh mban në gji
Të vërtetën e një tradhëtie
Pa emër, të një bese
Mizorisht të prerë.
Sa herë që eci para tij
Koka instiktivisht kthehet
Vetë
E tunduar marrëzisht prej misterit.
Hijet e plakut mjekërbardhë
Ndoshta enden në skutat e hotelit
Memec.
Historia pret një përgjigje
Pret, e vetëm pret.

* Hotel Brufani në Peruxha, Itali

Peruxha Gusht 2009

 

Elegji për babain

 

Tik-taku i orës së pabesë

Për nisjen në rrugën e gjatë

Pa kthim, shfrehu dufin e vet

Me trokitjet shurdhuese

Derisa ta ndali jetën.

Trokiti papritur

Kur ende ishe shtegtar i brishtë

Në udhëtimin kalimtar

Drejt stacionit të fundit.

Trokiti rrufeshëm

Mikja jonë e gënjeshtër,

Mikja jonë e paftuar.

Trokiti jo në lindjen e ditës

Si profeci e parathënë e ngadhënjimit,

ndryshe buzëqeshja do t’i ngrinte

në buzë.

Jemi përjetësisht të dënuar

Të bashkëjetojmë me të,

Një fat i përbashkët mizor

Derisa një orë tjetër

Të përmbysë vetë jetën.

Atëhere do të triumfojë

Mikja e paftuar,

Por e kupton se do të jetë e vetme

Dhe askush nuk do e presë më.

Fat i trishtë edhe për të, prandaj

Sillet si fantazmë e pashpirt,

nxiton të jetojë mes nesh.

Më fal, baba, se lotët

Çuditërisht në ditën e rilindjes së shpresës

M’u thanë. Nuk ishte dorëzim ndaj

Mikes së paftuar. Përkundrazi ishte sfidë.

Burimi i zemrës nuk rreshti së kërkuari

Pak frymë

që fryma jote të mos shteronte.

Nuk rreshti së rrjedhuri

Për të njomur buzët e tua

Që gjumi i madh po i tradhëtonte.

Tash jeto i qetë në përjetësinë

E vargjeve të mia.

 

Emri yt

Ditë, netë pa gjumë
u enda përhumbtas
si somnambul,
në galaktika qiellore.
Një labirinth pafund
yjesh, kometash, planetesh.
Rrënqethje, tundim.
I pashë,
i ndieva,
i preka.
Asnjë prej tyre s’më drithëroi,
veç emrit tënd në agim. 

Dashuria

E plagosur, plot zemërim,
dergjesh diku mes dhimbjesh
dhe shigjetën thellë
të ngulur në zemër.
Por përsëri nuk jepesh,
nuk tretesh,
forcat s’të shterojnë.
Dashuria është e ëmbël
si nektari,
dhe ditët për të nuk mjaftojnë.
 
 LAMTUMIRË E PASHQIPTUAR

Trokiti kjo vjeshtë e çmendur, por
portat e hekurta nuk iu hapën.
Ishte ende herët për braktisje,
Jeta papushim jetonte.
Nuk e priti kohën lajmëtare
Kur fresket e ëmbla
Ditët i tundonin. Hyri,
Hyri furishëm që të rrëmbente
Atë fill të brishtë jete
kur netëve dallgëzonte.
Pa kurrfarë ndrojtje
Rrëmben ç’të mundet
Aty ku jeta lëkundet
Ku fati gatuhet pashpirt
Mes ikonash ngadhnjmtare.
E pabesa, plangprishësja
Fasadat e gënjeshtra i shkund.
E di
Se shpirti i trazuar nga ndarja tretet
Kur fati i pashpresë s’të ndihmon.
E di
Që mes shumë të tjerash
Pak aromë gruaje
Nga dehjet marramendëse
Ty të mungon.
 
Tribuni liberator

Shqipëri, Itali, Kosovë
Amerikë, e prapë Europë,
Kudo ngrihet monumenti yt
Legjendar. Shtëpi kishe boll
Por përsëri të tjera të dhanë
Se ti u fale besën, besën tonë shqiptare
Që kurrë s'e' shkele dhe historia
S'mund të bëhet qorre me zor e
Në vend të kurorës të të verë
Njollën e turpit dhe sipër ca zhele.
Ti mbi një kalë
Të bardhë qëndron ende i pamposhtur
Edhe pse shekujt si ushtarë të mirë
Të janë vënë në radhë. Në dorë një shpatë
Ngritur si një sinjal për në beteja,
Tingëllon për kushtrim, gjithmonë
Invazorët e ndryshojnë lëkurën,
Sepse edhe vetë koha shpesh ndryshon.
Shqiptarët janë akoma gjallë
Qysh atëherë kur morën rrugët e gjata të mërgimit
Sado që u munduan t'ua shkulnin shpirtin e
T'u injektonin farën e mohimit, prapë
Në dheun mëmë krenarë e kryejnë
udhën sublime të kthimit. Ecejake vuajtjesh
Që s'kanë të sosur.
A nuk je dhe ti mërgimtari më i madh
I gjallë që ka njohur bota?
Trupin e ke të ngulur thellë tek ne
Dhe famën anembanë.
Shekjut s'të vdiqën dot, s'ta imponuan dot heshtjen
Ti i mbulove më lavdinë tënde hijerëndë
Dhe nostalgjinë e lirisë plot mall.


Arjan Th. Kallço