Ziko Llambro Kapurani u lind nga prindër vllehë në zonën e Sarandës në Janar të vitit 1951. Pas dy klasave të para në shkollat e minoritetit grek në Shqipëri, vazhdoi mësimet në shqip. Mbaroi shkollën e mesme të përgjithëshme në qytetin e Korçës pa mundur te ngjitë shkallët e ndonjë universiteti për arsye se rrethi i tij familjar ishte kundërshtar i vendosur politik i diktatures enveriane në Shqipëri me të burgosur, të arratisur, të dëbuar politikë. Përpjekjet e tij për të botuar në vitet '70 librin e parë poetik "Poezi të blerta," u realizuan vetëm pas rrezimit te diktatures se kuqe. Mbas viteve '90 ka botuar përmbledhjet poetike" Një degëzë ahishte," "Dashuritë e mia," "Një tango e vjetër," "I kthyer në re". Në prozë ka botuar përmbledhjen me tregime "Të ndaluarit" dhe romanin "Të gdhirë në bunker". Ka kontribuar në letrat greke me vëllimin poetik "Pemë në dëborë" (Δέντρο στα χιόνια) dhe me librin me tregime "Valiçia e rëndë" ( Η βαριά βαλίτσα), për të cilin është nderuar me simbolin e qytetit të Ambellokipos- Selanik. Aktualisht është sekretar i Lidhjes së Krijuesve Emigrantë në Greqi "Dega e Blertë" dhe antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Greqisë Veriore.Krijimet e tij i boton në tre gazetat prestigjioze që botohen në Greqi : "Gazeta e Athinës", "Tribuna" dhe "Albania pres". Qysh prej vitit 1991 jeton familisht në qytetin e Selanikut, Greqi.
RRJEDHE
Shpirti im eshte i gjendjes se lenget,
me vetite e lengjeve
rrjedh perrua ku feshferit
pylli i trishte.
Merr ngjyren e nje gjetheje
qe i dridhet persiper,
Mer formen e nje guri ku i shket
vrapi mermerites.
Hapet
ne delikatesen e nje ndjenje te fshehte,
ne tundjen qumeshtore
te gjinjeve te pranveres.
Neper katarakte varet nenqeshje,
me bardhesi lepin relievin,
neper cicerima thermohet,
avullon neper ere
me dallget transparente te tokes,
muzgjeve hap mengjezet pentagrame
me dridhjen e notave te ajrit
e te drites.
Pak me tej
ne nje pellg,
me rrethin e diellit
nderton nje valle ku kercejne yjet
dhe femijet mehalles.
Diku me poshte
rrjedha e shpirtit fundos ne ranishte,
humbet, sikur prej saj nuk mbeti me.
Kush e di kujt i fshihet,
kush e di c’te shkuara ka me ndonje.
Ndoshta nje cast te cvishet
nga te errtat e tokes.
Ne galaktike
lakuriq te dale,
thjesht,
rrjedhe nen qerpike.
RIPERTERITJE
Nga buzeqeshja jote
trungu i mykur ku marr fryme
nxorri sythe.
Pas buzeqeshjes tende
hiri i cigares sime
u kthye ne shkop te lengezuar.
Tymi me veshi gishtat me nikotine.
Nikotina, gishti dhe hiri
kishin marre ngjyren jeshile
te riperteritjes,
kishin celur.
NE TORBEN TIME
Ne torben time te leshte,
mbiu nje are me miser,
ne mes fsheh nje bace me qepe,
nje ledh te djegur
dhe skeletin e mesjetes.
I mbaj mbi shpine,
t’i hap per dreke ne mes te gjynjeve
te ngop urine time
dhe te qetesoj fytyren e nenes.
Era gromesin qepe.
Qeni perballe tund bishtin
me sy qe lakmon torben time.
Gelltitet,
lepin gromesitjen e eres,
durimin dhe shpresen e tij.
Une mbytem me peshtyme.
1986 – 2010
KULLON QIELLI
Nga ngjyrat e carcafeve te lare
te ndehur kangjell - horizont,
neper tela te bardhe drite,
kullojne puthje,
pasthirma, nata e shkuar.
Pike, pike,
kullon aroma e clodhjes, era e sapunit,
kullon nje qiell i harbuar,
erotik.
NE NJE FIJE BARI
Ne nje fije bari
ngrihen malet,
ne kercellin e saj rrjedhin rete.
Blegerijne stinet
dhe shqerrat
neper ngjyrat harkore te gjetheve.
Ne nje fije bari
ererat dhe zogjte kane folete,
takimin, cicerimat dhe krahet,
atje perkundin te vegjelit e tyre.
Ne nje fije bari hyn e del
dielli.
Nga nje fije bari rrjedh zeri im.
VARGJE PER HENEN
Henen e thermova ne duar
kalli te pjekur gruri.
Nena me lakrorin e sacit
e ndau ne ngastra per sofren e drekes.
Ime mbese qesh. Buzeqeshja e saj
mer formen e henes.
Henen e hodha kripe
neper plloca shullereve
te lepijne vjershat e mia,
me henen mbusha xhepat
si me kumblla stambollite
dikur ne fshat,
e shtova strehe ne kapelle.
e bera napolone tok me puthjen time
per gushen e zonjes A...
Nje mengjes hena kishte mbetur
ne degen e nje plepi,
e mora per fole zogu.
Nje mace po ngjitej t’i hante vezet,
e tremba macen me nje plis.
ME PIZGEN TIME
Qershorin dhe feminine time,
brenda nje kercelli thekri,
i mbylla dikur ne nje pizge.
Me tehun e briskut te dites
i hapa gjashte dritare drite
nga dilte qielli si nga syri i nje kau,
me oshetimen e nje pylli
virgjeri per dore.
Virgjeria mbante ne laringun e saj
gjithe solfezhin tim:
lotet e shiut, vrapin e gjitones,
trokun e kuajve,
dallgezimet e grurit,
aromen e cajit.
Dielli nuk ishte tjeter
vec nje vrime e pizges sime.
RRUGET E FSHATIT TIM
Burojne nga avllite,
nen dege kumbllash,
nen gure te bardhe,
nen gure te zinj,
nen buzeqeshje blu,
nen zgjime zogjsh.
Ngacmojne me nofka
njera tjetren,
takohen neper cezma,
lajne syte
dhe me feshferitje ere e buzesh
dalin nga Floqi.
Takohen te gjitha tek Lisi,
Puthen, i hedhin krahun njera tjetres.
Te bashkuara
nisen per ne Korce.
Pas lene gjurme opingash
e legjendash.
Lojë me gurë
Të le, Shqipëri,
Dhe pas
Gurë hedh.
Kthehem tek ty përsëri
Dhe gurët mbledh,
Nga kthehem
T’i hedh.
C’lojë, me gurë,
Që s,munda ta le.
Kurrë,
Kurrë.
Nga larg
Do të vesh për krahë dy re
Për këpucë dy dallgë deti
Pantallona Vjosën do vë
Dhe kapele dy pyje bredhi,
Si një zog përralle do ngrihem
Ta ndjej tokën time të largët
Nga qielli ta shoh një qëndisje
Se plagë ajo është nga afër.
Burimit te pyllit.
Ti s'rrjedh me i kristalte nen shkemb,
Nga buzet s'me hyn ne zemer.
Tjeter te gjej sot ne tjeter vend,
Tjeter me gjen nen nje qiell tjeter.
Ne gota fine te shesin ty ne treg
Dhe une zbraz xhepat te te pi
Gjersa iken nga streheza, c'pret,
Te na presin me violi?!