Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Jeton Kelmendi
 
 
 

 

PËRTEJ VETVETES JETONTE

 

 Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt

 (Nënës Terezë)

 

 

Sa vjet kaluan

Nga një shkuarje e madhe

Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika

Me dy shpirtra

Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin

 

Ishte pak Gonxhe, pak Kalkutë

Më shumë Albanika e më shumë dritë

Njerëzimit

Lutej dhe bëhej vetë

Lutja

 

Ilirika

Nëna jonë Terezë

Me 1978 paqja të ra në emër

At vjet nëno

Unë erdha në ketë botë

Tash

Kur më duhet krenaria

Shkoj në Krujë te Kastriotët

E i thërras Gjergjit

Kur më duhet një yll

Universi

Dal në Kodër të Diellit

I bëj zë Rugovës

Nëna jonë Terezë

Me lutjen tënde kam rënë e jam

Zgjuar

Dardan

Engjëjt që jetojnë në qiell

Buzëqeshën dhe pritën

Shkuarjen tënde

Të madhe

Sa vjet u bënë

Dhe atdheu po bëhet gati

Për një ditë tjetër

Albanika

Vazhdo lutu për njerëzimin

Jetimët tu

Për tokën e shtrenjtë

Që i thonë

ILIRI

 

Kaluan sa mote

Që shkove

Këndej po vijnë do tjerë

Gonxhe

“E di një fjalë prej guri”

E mësova n’Shkrel

Edhe një pallat ëndrrash e kam diku

Tha Kadare

E tash

Bekoj edhe gjurmët e Prekazit

E të Gllogjanit

Ato zhgjëndrra i pamë me sy

Ati ynë në qiell

Na shikon me simpati

 

Thuaje edhe një fjalë

Shqip

Zoti e bekoftë Arbërinë

Ndize një kandil

Ndriçoje atdheun

Ilirikase

Kjo është e para

Çdokush e din

Nënë ti je vetë drita

 

Shkuarja nuk është e lakmueshme

Për kurrkënd

Veç kur shkohet si ti nënë

Është shkuarje e mrekullueshme

 

Edhe Jezusi dinte për albanët

Po moti i keq na pat marrë

E çka t’i bësh fatit t’zi

Fqinjët na qëlluan të tillë

 

Përtej vetes ke jetuar

Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten

Përjetësi

Bashkë me engjëjt

 

Të ardhmen tonë të nesërme

Sillna sot

 

Lutu bre Nënë edhe një herë

Se dhjetori m’ka frikësuar

E nuk di çka po më shohin sytë

 

Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë

Po i vonohet pranvera

Dardanika

Mos harro edhe katër pjesë

T’ndara

Nënë, ti je emri ynë që shndrit në qiell

E tokë

 

Fillimdhjetor 2007, Bruksel

 

NJË ANDJE M’I KUJTOI KUFIJTË

 

 

 

Me i hesht qetësisë

Tek hëna i bën dritë kufirit

I ramë në gjurmë vetvetes

Tue mendue për lirinë

Duke prekur si vashën

N’fillet e dashurisë

 

Ah sa mirë erret

Nesër

Mbrëma

I thoshim njëri tjetrit

Të nesërmen mbërrinim atje ku duhej

 

Me i ndie krejt dhimbjet

E gëzimit

Atëherë jam mësuar si terri i përzien

Kufijtë

E sot vetëm i thyej andjet

 

Larg vetes larg atdheut

 

Andjet e mia

Pak të pafata e pak t’thyera

Edhe pse kurrë s’heshta me to

Kurrë s’ti fala ditët as netët

Shekulli i ri i andjeve

 

Toka e bukës sot e bën edhe

Lirinë

E unë argati i lodhur

Larg jam

Sa larg sonte dhe vetëm

 

Çka ish me i thënë paslufte

 

Me t’marrë malli për nënën

Me thirr si je mësuar

N’fëmijëri

Nanë

 

Një kufi që na ndau e shkelëm

E sonte shkruaj me andje

E masë

Mijëra kilometra deri te guri

Ku m’piku fjala

 

Sonte fillikat vetëm dhe i bëj presion

Fjalës

Ah sa larg jemi

Unë e ti atdhe

 

DASHURI MËSOMË SI ME DASHTË

 

 

Kam vrapuar

Ditë e natë nëpër vite e dekada

Jetës sime

Dhe luajtur kam bukur shumë me të

E shpesh hile m’ka bërë

Krejt vonë diku

E kam marr vesh po nejse ma

 

Henes

Tash më ka ra ndërmend diçka

E unë po matem me veten

Kam veç një gjë me t’u drejtua

Dashuri

Mësomë si me dashtë

Se mendja ma merr nuk a vonë

Vonë s’është kurrë

Thonë

Po unë nuk i besoj ma kësaj

Të besoj ty si fëmija përrallës

 

Mësomë

Ama

Si me dashtë

Jo m’u dashurua

 

Edhe nëna

Më pat mësuar si me ec

Po krejt jeta m’shkoi vrap

Vrap

Njëherë dej u rrita

Vrap

Me u kthye prej maleve

Aiii

Sa rruga deri te ti sonte

Mësomë

Tash pa hile dashuri

Sa me dashtë

 

Në modë është

Me marrë njëfarë tisi të hollë

Të mendimi

E sytë me i sjell rrotull

Diku pak

E diku më shumë

Me u marrë erë luleve të njerëzimit

Femër

Krejtësisht pa kurrfarë orarit

Dashuri

Mësomë kur me dashtë

 

Tanë janë çuar në këmbë

Secili

Sipas kutit të vet matë

Rëndësinë e kohës së rrugëshkurtës

Derisa disa nuk flasin të tjerë thonë

Ç’është një e zezë

Duan veç ata që janë primitivë e koha

I ka shkel

Me dashtë a si m’u deh me raki

E çka tjetër s’thonë

Dashuri

Mësomë pse me dashtë

 

MONALIZA

Ajo është gjallë heshtë
Hijeshim
Me shpirtin e qetë
Ruan një ofshamë jetike
Për të mistershmen

Rrinë përmotshëm bri
Murit e i shikon njerëzit
Në fytyrë
Pa u folur

E s'e len as pa u fol

Pa ritet e zemrës rrah
Në zemrat tjera
Merr me vete
Pikën tonë të syve

Bash
Ajo është femra
Që i kaloj krejt kënaqësitë
Se të hynë në sy
E të jep
Kënaqësi

Verë 2006, Paris

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Jeton Kelmendi u lind më 1978 në Pejë.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ndërsa studimet në Prishtinë.

Vite me radhë shkroi dhe botoi poezi.

Është bashkëpunëtor i shumë medieve, shqiptare e të huaja, ku trajton çështjet të ndryshme kulturore dhe politike.

Si emër Jeton Kelmendi u bë i njohur për lexuesin në Kosovë me përmbledhjen e parë me poezi “Shekulli i premtimeve”, të botuar më 1999.

Poezitë e tij u përkthyen në disa gjuhë të huaja, u botuan në disa antologji.

Është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare të poetëve dhe bashkëpunon me disa revista letrare e kulturore, sidomos në gjuhën angleze dhe franceze.

Qenësia e punës së tij në fushën e artit letrar është kujdesi që i kushton të shprehurit poetik, shtjellimit modern të tekstit dhe thellësisë së mesazhit, duke thënë me një gjuhë tepër origjinale dhe të pasur.

Në krijimtarinë e tij veçohet sidomos lirika e dashurisë dhe lirika kombëtare.

Është veteran i luftës së UÇK-së, 1998 -1999.

Është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Evropës.

Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel.

 

Botoi këto vëllime me poezi

Shekulli i premtimeve, Rilindja, Prishtinë, 1999.
Përtej heshtjes,
Faik Konica, Prishtinë, 2002.
Në qoftë mesditë, Faik Konica, Prishtinë, 2004.
Më fal pak Atdhe, Faik Konica, Prishtinë, 2005.
Ku shkojnë ardhjet, Ombra GVG, Tiranë, 2007.
Erdhe për gjurmë të erës, (përzgjedhje) Globus R Tiranë 2008.                                           Koha kur të ketë kohë (Ideart) Tiranë  2009

 

Më 2007 botoi dramën Zonja Fjalë.

 

Në gjuhë të huaja botoi përmbledhjen:

Ce mult s-au rãrit scrisorile (Sa fort janë rralluar letrat). Zgjedhje poezish në gjuhën rumune.

 A breath (frymëmarrje) poezi në Indi



UDHËPËRSHKRIM

Aty nis e perënduar heshtja
Si në gjysmë të natës e shtuna
E diela e fjala e dhënë
Presin me u pa me ne
Gjithçka perëndoi dje
Dikujt i ra harrimi
Lirika e këngës, as zëri i Lahutës
Nuk dëgjohet më në kullën e gurit
Moti bënë
Si në më të madhin dimër
Aty nis perënduar edhe stina
Këto janë ditët tona
Rrjedha e kohës lirikë dashurie
Dhunti e Zotit
Nuk ndërrohet vargu
Se ka gjak fjala
Ka hyrë në lojën
Që luhet rrallë
Luhet pastaj plaket bukur

13 shkurt 2004
 
NËN HIJEN E KUJTIMIT

Të kisha thënë diçka të harruar
Atë që s’të kujtohet as nesër
Harrimi bëhet gjithnjë e më i vjetër
Atëherë kur rrugëton heshtja
Te lisi i tharë prej diellit
po të pres
në radhë me vargun
e varur në cikol të mallit
Aty pritet vetëm e dashura
e unë u ula me pushua
M’u shterë vjeshta ose ra drita
Provova me t’ thënë diçka
 
Qershor, 2004
 
 
AMORFE

Asgjë për gjithçka apo gjithçka për asgjë

Matanë vetës aman
Kur i doli fjalës
Shpirti
Pse lejon zoti i saj

Enigmën e Pegasit të dritës
E preku hëna e vetmisë
Me hapin tjetër shkel
Të nesërmen
Bukës e ujit s’ka mbetur m’u besua
Etja as uria

Në fushën e një fjale
Atdhe
Sa kushi kulloti e piu
Pse lejon zoti i tyre

Në muret e durimit
Sa heshtja u përplas
Neveria na çmendi për ty nostalgji
Të sotmen për nesër e lamë
Edhe ne
Pse ma lejon zoti ynë

Gjithçkaje s’po të them asgjë
Ke me pa kur të dalim
Në anën tjetër
 

SHIKO VAJZË

 

 

Nëse lehtë të shkon buza

Në gaz

S’mund të kesh dashuri artistike

Qysh prej shikimeve të para

Arti është përplot me barriera

Ta kapërcesh vetveten

Artisti do edhe më shumë

Për ta prekur artin

Po s’qe kapërcyese e mirë

Dhe zonjushë e rëndë

Nuk e meriton

Artistin

A e di ku banon mundësia

Përtej fjalës

Përtej durimit e fuqisë

Edhe më larg se e pakufishmja

Duhet ta mbash larg

Shikimin

Pa i harruar afërsitë

Mos u bëfsh vetë

Veprimi

Nuk ke me qenë varg

Për mua

As shpirt për artistin

Dije

Duhet ta motivosh kuq

Dashurinë

Deri ta prek skajin e lirisë

Shkrimtari është zëri më i vështirë

Që t’del nga

Buzëqeshja

 

Strasburg, Prill 2009

 

Shkrim pas mesnate

Në letrën me pika të kuqe
Ku datat i shkruaj
Dhe vakitë
Pështyva
Fjalën e madhe Liri
Dhe serish më doli gjumi
Ëndërrakeq 
Prapë i shkrova letër
Vetmisë time të trentë
Tung  nga
Unë
I yti Atdhe
 
Më teproj mjaftë kohë deri
Nesër
Hej sa e gjatë është nata
E letrave
 
Tung vetmi
Me laps e pa kurrfarë ideje
Takohem me ty
Ku zë as cik s' bën
As tash nuk po kuptohemi
 
Ani de
Që gjuhën e shpirtit
Mallin e Dardanisë
Po mi merr
Në një varg timin varesh
Dhe ndjehesh artistik
 
Tung  pra
Më ka mbetur edhe mjaft kohë
Deri nesër

 

ZONJA FJALË E ZOTËRI MENDIM
1

Kam fol pak
Ndryshe
Tepër ngadhënjyeshëm
Zonjushe
Por them
S’ma merr për të madhe
Fundja fjalët e një poeti
Janë
Dhe ti e dinë se lejohet
Mendimet e veshura me i zhvesh
Cipë cullak
E të zhveshurat
Me i veshë me kostume të qejfit tëm

Ose
Nëse për ty ka mjaftuar
Të them të dua
Atë që ja thotë gjithkush
Gjithkujt
Edhe burri gruas vetë
Zonjushe
Unë kam krejt tjetër mendim

2

Sikur
Mendimi s’ka vlerë pa fjalën
Apo fjala
Ç’thotë pa e lodhur mendjen
Shpirt njeriu
Ti je zonja fjalë
E unë zotëri mendim

Krejt kështu i kam pa
Vetën me ty e ty me mua
Bile
Edhe këtë formulë dashurie
Gjithandej
Nëse ka mbet ku pas
Modernizimit

Prandaj
Zonja fjalë je e bukur
Kur zotëri mendimi
Ta jep bukurinë

3

E hë de
Duhet m’u pajtua se
Heshtja
Na vëzhgon ankthshëm
Çka po bëhet me ne

Po nejse ma
Zonja fjalë
Dua me të puth tash
Veç një herë
Se e dyta e treta
Nuk e di si vijnë

Liria le të rrojë e lirë

Edhe fjala
Edhe mendja
Le të flasin çka
Të duan
Unë
Tani dua puthjen e parë

 
FJALA KAPËRCEU HESHTJEN

Dje jam mësue
Me heshtë
Me folë pak
Jam mbush frymë t' idhnimit
Zonave të këputuna
Syve tu
Kaherë kam nis me ardh
P’ej teje
Me t' folë heshtun
Me t' kallxue
Për ty e
Për veti
Dje jam hamendun
Me t’thanë
Se je
Buka e vargjeve
Uji i fjalës
Unë për ty
Kanga më e këndueme
Prej motit
Dje kam dashtë me heshtë
Me folë pak
Me u ba hije
Me ta zanë dritën e diellit
Kam dashtë
Me i kapërcye
Vakitë
E krejtë njerëzimit
Dje kam pa
Si mundem
Me u gjetë
Ma p’ej teje
Heret a vonë
Dje
Jam mundue
M'u gëzue ma së shumti.

maj 2005, Prishtinë