Kam fjetur mbi zall
Zajet e bardhë si kotka pambuku
E guri popël jastëk nën kokë
Hija e lisit jorgan me pupla
Fresku që më ndjek ngado në botë.
Fëshfërim’ e gjethes e këng’ e zogjve,
Si pentagrame te lisit degë,
Si të isha ne sallën e Koncertit të Vjenës
Melodia që shpirtin ngaherë më djeg.
Paspak më qepet një sy gjumë
E në ëndër nanurisem lumturisht
Më zgjon q’andej vetëtimthi mendimi
Se lopa qumshtore më fshehet tinëzisht.
Ky vig i bardhë me zaje
Më përkund gjith’ netët e mia
E ngrihem e bërtas pa dashje
Shqipëria, Shqipëria…
Shqiponjës
Mbi shkëmbin e thatë krahët shkunde,
Fluturove lart ne liri.
Mos vallë, njerën kokë e humbe?!
Të dytën kokë, ku e le ti?!
Çdo masiv shqiptar i gjallë,
Ndarë, së paku, më dysh.
Kjo mua më bren jo rrallë,
Prej kohësh me ka shtyrë në mëdysh.
Kur zbrite në Fush’ të flamurit,
S’i kishe tepër dy kokë?!
Mos vallë, kjo shenjë na pruri
Fatin më të zi në botë?!
Kthetrat e tua ngulur janë
Në trurin tim të mpirë:
Dy kokësia na solli përçarjen,
A përçarja dykokësine?!
Furka
Mbi furkë duke tjerrë, nëna ime,
Mesnata gjithnjë të zuri,
Mbërthyer mbrëmjesh e agimesh
Si shtiza tek flamuri.
Valëvitej boshti si coha
Kur valëvitet nëpër erë,
Si nuk të lodhi ty koha
Mallet me borë duke tjerrë.
Ende prej teje një fanellë,
Ende një palë corape,
Gjer ketu sec m’i ke sjellë,
Si vello mbi globin i hape.
Malli i fshehtë
Një tis I hollë pluhuri
Rënë në kujtesën time,
Ndoshta nga ai i duhuri
Nëpër shtresa me kujtime.
Këputa një copë zemre,
Ta fshija i përmalluar
“Kështu, në harrim, lermë!-
Më thoshje ti e pikëlluar.-
Ndoshta ti nuk ke faj,
Për këtë tis të hollë pluhuri,
Ndoshta, tregon me tepër mall,
Ndoshta, nga ai i duhuri…”