Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Kristaq Turtulli                   

 
 
 .......
Atje jetonte nje njeri.
Stinet per te ishin mure dhe qielli cati.
Dimri i dergonte debore, ere dhe shi,
I qendronte i ngrire mbi qerpik loti.
Pranvera naive i dhuronte lule, fllad dhe kenge.
Vera e mbeshtillte, e ngrohte
me kuverten e yjeve
ne netet shkelqimtare.
Vjeshta si femer e pjelle, vithedale
e mbulonte me flete te arta,
E, peshperisnin se bashku plot gjera te vjetra,
Ne ate stol te thjeshte derrase.
Ne ate stol,
Midis lulishtes dhe rruges se madhe.
Ai lahej dhe krihej ne vesen mengjesore
dhe ngrohej tek rrekeza e shpreses.
Atje, ne ate stol,
Dikush vendosi nje lule
A ndoshta e flaku rastesisht aty.
E, aty,
Ne ate stol...

. . .
Ejani vellezer
Duhet mesuar prej idioteve
Ata nuk meditojne.
Ata jane realisht komede,
Ata vleresojne jeten e vertete mondane,
Sepse, ata nuk kane se cfare te thone.
Vertet ,duhet mesuar prej idioteve,
Vellezer!
Ata, ehu, ata...
Ata jane me te lumturit e botes,
Me te pafajshmit,
Me te dliret,
Me te sharet,
Me trutharet,
Ata nuk qederosen,
Ata nuk kuptojne,
Si do te ishte bota pa ata!
Ata....

Ata....
 
 
 (Kanada, 2007)
 

                 

 

 

  Poemth për prindërit.
   
   U tërhoq dielli në heshtje, pa vështruar përqark
   I nervozuar,
   i fyer,
   I thanë të ka skaduar leja e hyrjes,
   për të dhenë dritë.

   Hëna verdhashe, tinzare,
   shndruar në drapër, donte të krasiste yjet,
   Ti bënte të shëmtuar, kataroshë
   qerozë,
   lapangjozë...

   Katarakti e ëndrrës ngriu, ngeli e varur në   kujtesë,
   si një relikë e vjetër e shpërdoruar,
   nuk mundën të shkëndijonin më gurët e kalldërmeve të shpresës.
   Ishte bërë natë...

     Hija e gjatë e babait,përkulej, luhatej,
    e lodhur,  e munduar,
    ngjitej nëpër rrugët e kalldrëmta të qytetit,
    që e donte aq shumë,
     duke tërhequr si hamall i sprovuar,
    Pallton e vjetër gri të reve,
    halleve,
    persekutimeve.
    Rrëkeja e djersës së tij pikëlonte përdhe në kalldreme,rrithte tutje,
    së bashku me pengun e pathënë,
    dritën e paparë,
    shpresën e vrarë.

    Qyteti ishte berë memec, i ishte tharë gjuha,
    shurdhuar,verbuar.
    Sytë e qytetit ishim mbushur me sklepa.

    Flokë argjenda nëna ime
    me zemër e ndjente ardhjen e babait,
    Loti i saj lante pastronte gurrët e kalldrëmeve, për të përzëne terrin e natës,
    ligësinë, poshtërsinë.
    Përpara se të shkelte:
    I heshturi,
    i ndershmi,
    i vuajturi,
     babai.

    Nëna e donte buzëqeshjen,
    dritën e diellit, gazmentin e çiltër,
    të gjitha i donte.
     Ato ishin larg, ishin ndërprerë,
    Qysh kur fyen, nervozuan diellin, kur i thanë,
    të ka skaduar leja  hyrjes.

    Nëna gjithnjë si nënë.
    hapte zemrën, shtrinte krahët,
    Ftonte diellin, të flakte tej zëmërimin,
    Njerëzit janë çiliminj të prapë, nuk dinë seç bëjnë.
    Dielli përtypte në heshtje mërinë.

    Shpejtonte nëna të mblithte xixëllonjat e fshehura nëpër hatulla.
    Për të krijuar rrëkenë e vogël të dritës.
    palltoja e gjatë, gri e halleve,
    nuk kishte vetëm babanë nën vete.
    Por gjithë botën e madhe.

    Nxitonin duart e nënës, dridheshin,
    Xixëllonjat kërkonin të iknin, të shkisnin,   zhurmonin,
    Nëna mblodhi disa copësa,
    Oshëtinin hapat e babait mbi kalldrëm,
    Nëna shtriu krahët përpara, hapi gishtërinjtë,
    hodhi mbi të dashurin të voglat dritëza.
    Vetëtimthi derthi shikimin mbi mua, duke thënë:
    vocërak, vrapo mbas rrëkesë së dritës,
    të gjesh lumin e shpresës
    jetës....

   Toronto 2009

 
 
 
 
 
 Kristaq Turtulli shkroi dhe botoi poezi dhe tregime në organe të ndryshme të shtypit qysh në moshë fare të re. Ndër veprat më të spikatura të tij janë:

“ Nena”, novelë, 1981
(Fitues i novelës më të mirë the vitit)
“Aventurat a Ariut Tipik”, përralla për fëmije, 1988.
“Zogjtë”, përralla të shkurtra për fëmije, 1988.
“Ana”, novelë 1989.
(Fitues i novelës më të mirë the vitit)
“Hija e Ariut”, roman, 1996.
“Hani me dy Porta” roman, 1997.
(Fitues i çmimit “F.S.Noli”)
“Ç’është jeta a një njeriu”, roman, 2003.
“Vetmia e zërave” roman, 2007.

 

 

               

 

                         Poemth për qytetin tim...

 

 

Te thuash qe kam mall,

Është pak, shumë pak,

O trëndafil me erë,

Në gji të maleve të lartë.

 

Të thuash që më mundon në ëndërr

Më regëtin në zemër,

Përsëri është pak, shumë pak,

O Paris i vogël, dritare e se nesërmes

Djepi i kulturës

Në Ballkanin e sertë dhe të zymtë.

 

Tek ty

çdo mëngjes e argjende vesë

Spërkat rrugët e kalldrëmta,

shtëpitë.

Çdo mbrëmje stolisesh me xhevahiret e yjeve.

Zemra ime rend atje, në kalldrëmet e pastra,

Ndjehem sikur endem nëpër galaktikë.

 

Të gjitha përrenjtë e mallit

Rrjedhin atje,

tek ty

Dhe krijojnë detin e madh të shpresës,

Për një ditë edhe më të mire.

O e papërsëritshmja,

E magjishmja

zonjë.

 

Qyteti im,

Shumë ngjarje, ndodhi ,

kane lënë gjurmë tek unë

arrakati,

rebeli,

shkrimtari,

i rrugicave të ngushta me kalldrëm.

Ku shqiptova për herë të parë fjalën nënë,

Ku dërmova gjunjët për tu ngritur në këmbë.

           

Qyteti i parë

i dijes dhe i dritës,

I shkollës së pare shqipe,

I liceut te pare.

Qyteti i karnavaleve dhe komitëve.

Qyteti i kangjellave,

Ballove tradicionale,

I Fisnikërisë dhe punëtorisë.

 

Qyteti i serenadave

vajzave te bukura,

me nazet e tyre si pupe.

U grisen këpucët ne ndjekje te tyre,

u dërmuan mollëzat e gishtërinjve,

u çmenden,

u këputën telat e kitarave.

 

Se shihni,

djallëzisht shkel syrin

Vjeshta e artë.

Frytin e mrekullueshëm hedh mbi të lodhurit nga dashuria.

 

Nuk ka dimër më magjiplotë

se tek ty,

prej qiellit pikojnë yje,

hëna qëndron diku tutje,

e  ti, stolisesh me rroba te bardha

kristalore,

si një nuse e re.

Peneli i Mios se madh

Krijon një perlë te re.

 

I moçmi,

Simboli,

Ushtari i panjohur me gunën e rende krahëve

Asnjëherë nuk tutet,

asnjëherë nuk resht.

Ai se bashku me Themistoklinë,

Male shaluar ne mbrojtje te qytetit, ata janë çdo mëngjes.

 

Diku ne memorien time

Shkundet një fletë e plurtë,

Vështrimin e trishtuar të babait

Shoh përmes rrjedhjes se harbuar te viteve,

Rrëkenë e lotëve te nxehte

të urtës,

se vuajturës,  

së ëmblës,

nënës.

Era grindej, kafshonte me dhembët e mprehtë,

shtynte me bërryla qoshet e rrugicave.

Shtëpitë,

tkurreshin , mblidheshin,

Por nuk ankoheshin.

Marramendja e dhembjes ndehur ne telin e marrëzisë,

U shtri familja ime

ne çimento, një nga një

Te mbërthyer nga kthetrat e zalise

Shtëpia e madhe ishte shkreti,

beteja e minjve kishte filluar.

Dhuna,

rrëmbimi i pasurisë,sakrificës qindravjeçare,

Burgosja,

vrasja

persekutimi.

Hapi i pare i çmendurisë.

Hëna skërmiste  dhembet e verdhë

Mbi shpinë të filantropisë.

Rrugicat u tkurren, u kërrusën,

Së thelli rënkuan,

por nuk nxorën zë.

Malet çapiteshin përqark

Me halle ngarkuar,

Si pleq të vonuar,

Mëhallët e botës ishin  futur në tehun e frikës.

Heshtën kitarat.

     

Befas, diku vonë dëgjohet një shuplakë.

E unë mbas dyzet e pesë vjetësh,

Përsëri,

nxitimthi tërheq kokën mënjanë.

Është pëllëmba e babait,

Qe fshikulloi ajrin pranë fytyrës sime,

Mbas kacafytjes sime me Markon komshiun,

I ati i tij bëri sekuestrimin, na mori kamjen, pasurinë, shtëpinë.

Babai nxinte, ishte furtunë,

Zuzar,- më tha.

Zihesh me vëllanë.

Me shau me thirri borgjez,

U ankova.

Por ne akoma, borgjeza jemi biro,

Paçka se ata na lanë

kothere dhe kripë.

 

Rrugicat e tua nuk ishin të ngushta,

Ato ishin bulevarde te gjera,

Mëhalla të mëdha,

te ëndrrave te mia.

Të përmbytura me trëndafila,

tulipanë dhe zambakë,

Piva një gllënjkë ujë tek burimi i të mençurit, gjeniut,

Spiro Konda.

Urimet e nënave dhe vështrimet e baballarëve ishin ngrohta.

Era e Moravës me përkëdhelte ballin

Dhe horizontet ishin të kaltra,

Ishte shpresa...

 

Ne çdo gur te rrugicave gjej miqtë e mi,

Të vdekurit dhe të gjallët,

Shpirti i tyre qëndron ndehur në ajër,

Në mbrojtje të qytetit

Parisit të vogël.

Punëtorë, artistë, poetë,

Një gotë vodkë thatë,

pa garniturë,

Tek qoshku me erotikun Kliton,

Betoheshim se do të vdisnim nga dashuria.

Dhe kthenim gotën e dytë.

Ai tani shtatëdhjetë vjeçar bërtet,

Më erdhi koha për fejesë.

Dhe fap rrëkëllehet gota e tretë.

Koçon e matur,

Dy Skenderët e qetë,

Thanin e vrulleve te mëdha.

Ilirin qe u shkoi shpejt

Vrapoi,

kërkonte te kapte retë.

 

Erdhi Era e ndryshimeve të mëdha,

Politika na ndau, marrëzisht na armiqësoi,

Arti sërish na bashkoi.

Dhe më pas...

ne ikëm,u shpërndamë

si zogjtë shtegtarë nëpër botë...

 

Qyteti im...

Që çdo mëngjes zgjohesh nga flladi i freskët i maleve,

E çdo mbrëmje mbështet kryet ne jastëkun e fortë të tyre.

Qyteti i ëndrrave

Dashurive,

Puthjeve,

I gjenive

I ngritjes dhe uljes se idhujve,

Politikaneve  dhe qaramaneve,

Pijetarëve dhe kryeneçeve,

I tregtareve dhe zjarrmëtarëve.

I idealistëve dhe sharlatanëve,

Thashethemnajave,

I premtimeve,

Shpresave,

xhelozive.

 

Flakadan ne memorien time,

Korça ime.    

 

 

Kristaq Turtulli

 Maj 2009