Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime

Kujtim Mateli



Mos e pengo

 

Në ke diçka në zemër,

Lëre të shpërthejë,

Tek njerëzit turravrap të marrë udhë.

 

Po të mos  vinte pranvera,

Ku ta dinim ne se kjo luginë mes malesh,

Ruante në gji lule kaq shumë?

 

Përmetares   

                                             

Fytyra-dritë mëngjezi,

Hap i lehtë si erë e prillit,

Zëri yt mbush hapësirat,

Tok me zërin e bilbilit.

 

Shkon në punë e dora jote,

Sendin bën të flasë me gojë,

Fryn një fllad,çel manushaqja,

Kush të pa e s`ëndërroi.

 

Hijeshon rrugën ku ecën,

A kur shkon në festivale,

Fustani zbritur nga qielli,

Si ylber i rënë në male.

 

Mbushet skena me dritë mali,

Me  freski, ëmbëlsi zgjoi,

Hapi yt – puhizë pranvere,

Kush të pa e të harroi.

  

 Mes kallëzave

 

Shkrova një vjershë 
Për grurin   në arë,

Vjershën e vura në xhep,

Një tufë me pëllumba,

Pranë më kaluan,

Me kokrra gruri në sqep.

 

 

Kur grunjrat do jenë korrur,

Vjershën do të nxjerr,

Të shmallem pak me kalliverdhin,

Pëllumbat mbi kokë,

Prapë do të kalojnë,

Grurin flori do më hedhin.

Duke shfletuar hartimet

 

Shfletoj hartimet,

Diku ka rënë një brilant.

Cilën zemër vallë për udhë nuk mundi ta nisë?

Diku ka rënë pranvera

E  ata mbledhin lule,

Në lëndinën e njomë të çiltërsisë.

 

Kush më bukur se ata,

Ia ka prerë kostumin pranverës?

Kostumin me ngjyrat e prillit,

Zbukuruar me shiritin-lumë.

Në hartimet e tyre,

Qyteti ka festë,

Dhe ata vrapojnë e gëzojnë më shumë.

 

I shfletoj me radhë e më duket,

Se  shkoj nga livadhi në livadh,

I ndjekur nga karafilat me erë.

Mbjell dhe unë në rreshtat e tyre ndonjë lule,

Në hapësirën e magjishme,

I pranishëm të jem.


Pranverë 1992 

 

Një vrull na kap,

Na përtërin,

Si shiu verës,

Një lëndinë,

Një dritë e re

Nga deti ardhur,

Nxitje,besim

Tek ne ka ngjallur.

 

 

O vlagë e jetës!

Në ç`dallgë e hodhe,

Ti gjëndjen tonë

Shpirtërore?

Imazhi Perëndimit,

Ka rënë mbi ne,

Dhe vjen andej,

Një shpresë e re.

 
Kujtim Mateli u lind ne Mazhan të rrethit të Përmetit me 15.06.1951. Është diplomuar në Universitetin e Elbasanit në degën gjuhë-letërsi në vitin 1990. Ka mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës gjuhën frënge 1998, gjuhën greke 2001 dhe gjuhën angleze 2004. Ka punuar kryesisht si mësues në rrethin e Përmetit dhe në Tiranë ku jeton aktualisht. Krijimtarinë letrare e ka filluar në vitet 70-të dhe në fillin të viteve 80-të boton ciklin e parë me poezi në gazeten “Drita”. Ka botuar vazhdimisht në organe të ndryshme të shtypit: poezi, ese dhe studime. Para pak kohësh doli në qarkullim nga shtëpia botuese “ Emal” vëllimi poetik
“ Kur mendon për të tjerët”

 

Pamje migjeniane

 

 

Është  një fshat gati i braktisur,

Veç hëna shpesh shkon atje,

Mikeshë  e vjetër,

Tkurret ajo,

Dhimbje ndien,

Flenë këta njerëz a rrinë zgjuar,

Kur s` kanë të mjaftueshme,

As shtrojë,as mbulesë,

Ndërsa akulli strehëve varet si heshtë?

 

Vjen një çast,

Dimri ia lë vendin pranverës,

Bashkë me lulet,

Të mbjellë pak gëzim në këto anë,

Po pranvera sivjet erdhi e hidhur,

Gëzimit  petalet i ranë.

 

Vajton  gjeli i egër,

Nën degët e lisave të moçëm,

Psherëtijnë lulet e kumbullës,

Murrëtohen petalet e bardha,

Vocërrakut që ende sa kishte ardhur në jetë,

I doli vdekja përpara.

 

Hipokrizi  parlamentare

 

Kokën ke vënë në jastëkun e butë,

Ku dora e nuses kishte ulur një flutur.

Po ç`ke?

Përse mendimi yt,

Si një zog nga thëllimi është strukur?

 

 

Dikush, 

Atje  në parlament ,

Të ka hedhur gurë,

Rëndë të ka vrarë në ndërgjegje,

Si lulen bojëmjalti  në livadh,

Kur bëhej gati të çelte.

 

 

Lulja çeli e zbukuroi luginën,

Ti ece udhës së djersës,

Udhës së lules erëmirë.

Dikush  një duzinë vjetësh të erdhi rrotull,

Veç punës së mirë s`i gjeti bojë për ta nxirë.

  

Dora

 

Nga dora,

Jeta hapësirën e planeteve ka marrë,

Si kjo antenë,

Që s`dihet  ku i është varur qiellit

Dhe gjen pak mbështetje te kreshta.

Nga dora,

I ka historia këto të çmuarat shkallë

Dhe këto pallate të bindur në rreshta.

  

Kur mendon për të tjerët

 

Ti mendon për të tjerët

Dhe unë të them:

Bukur shumë!

Ti mendon për të tjerët

Dhe unë të them:

Ditke të mendosh dhe për vete!

Ti qenke si shelgu i kaltër mbi lumë,

Që është vështirë ta shkulësh,

Të pleksura rrënjët po ia gjete.

 

 

 

 

 

.