Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime
Luan Xhuli
 
 

Ditë lindje

 

Iku dhe ky tren

me orar fiks

dhe vagona që vjetërohen nga ndryshku...

Përsëri se kapa .

Justifikova mosdashjen,

duke rishikuar orën time të mbetur mbrapa me qëllim...

Biletën e zhubrosur në dorë

me vlerën e ikjes,

transportova në buzën e poshtme

rrudhur në shënjë keqardhje...

Para viteve shtuar,

veten e ndjeva të vogël

për të bërë një bilanc të mundshëm ;

një llogari, një matje,nje...

Asgjë pra , asgjë,

që të më zhgënjente çastin dhe veten  kësaj dite !

Me një trëndafil,

lënë mbi tryezë nga vajza e vogël,

luaja “luleshqerën” me motivin

“...Një për vete dhe dy për të tjerët...”

Nga ankesa e petaleve të rëna,

ndjeva se  gjethet e gjëmbëta ,

donin të thonin diçka të gjelbërt e të veçantë

në përlotimin tim

kësaj dite ! !

 

Në vënd të nje krehje...

 

Duke kërkuar në komodinën e kujtimeve

gjeta kerhërin e dikurshëm

ngjyrë gri....

Miku i dikurshëm gjimnazist,

fëmija adhurues

i pasqyrës adoleshente...

Në xhepin e pasëm të pantollonave

ishte studioja e tij

Dhëmbët e pluhurosur nga lyra e djersës

akoma fshihnin citate serenatash...

Banori më besnik i moshës,

Dashnori më optimist i ëndrës.

Në fund,

duke imituar krehjen,

fshehurazi nga sytë tinzarë të gruas

bëra sikur rregullova kaçurelat e dikurshme

zhdruar në lëkurë të rreshkët me fije të rralla...

Në meridjanë gërvishtjesh

dhëmbët e kërhërit heshtën

duke udhëtuar larg, shumë larg...,

si të ishin afruar ekuadorit pervelues

të rinisë së hershme...!

 

Unë dhe Ti

 

Gjyshe tani, gruaja ime

sigurisht dhe unë,  gjysh

Shpirtin, kemi  që të dy pa moshë

pa pyetur si,ku, kur e qysh...

 

Rrudhat të thella si rrugë e pa shtruar

dhe mendimin... si një mal i prerë...,

Ilaçet e mbrëmjes në një kohë i pijmë

duke thënë pa folur...”na ishin njëherë...”!

 

 

 

2010

 

                Dëshirë

 

Dua të bëhesh i huaj vetëm një çast...

Të përshëndesësh dhimbjet,

të përkëdhelësh fjalët

dhe të ngrohesh nga ajri i fqinjit,

që ti se njihje më parë...

Vetëm një çast të jesh vetja jote

dhe të ndriçosh vitet e tua

pa fikur qirinjtë e turtës së moshës...!

Ju dua, dua, ju dua

të gjithëve ju,

që u njoha si ajrin e mushkërive të mia

Të gjithëve,

që më pasuruat gjakun me rruaza të reja të kuqe...

Mateni dhe ju o njerëz

dashurinë time,

pa më pyetur për emrin dhe nga jam..!

Atë dua, vetëm kaq !

 

           Detin...

 

...e kam brënda vetes

edhe pse malet e vëndlindjes

dominojnë hartën gjeografike të shpirtit.

Kam baticë,zbaticë,

puhiza gëzimi dhe inate valësh...

Rris peshq, ngjyra, alga

dhe peshkaqenë të zemëruar

prej mënyrash  sjellje...

Veshur mbaj kostume

të kaltra dhe jeshile,

për të fshehur atë që s’duket.

Detin e kam brënda vetes

të thellë , të frikshëm ,joshës,

prandaj njëkohesisht

më duan dhe më urrejnë

të tjerët...!

 

shtator, 09

 

Psherëtima

 

..Urë e pa mbaruar brenge

në mesin e fjalës ,

më ka lidhur lotin

në rubineta dhimbje...

-Largohu- i them

mos  të thërras plagët,

jam jeniçer i vehtes

paçka se uniforma më gënjen..

Psherëtima,

pa formë e perimetër,

pa gjak dhe protoplazmë

pa masë dhe rënie të lirë...

më tregoi veten...

Acar,

në lagështinë e shpirtit !

 

 gusht,09

 

KTHIM NGA ATDHEU

 

...i shkarkuar

si dhëndër ditën e dyte të dasmës..

I menduar si nxënes,

me dyshim për provimin e dhenë...

I lodhur si premierë,

çfaqur ne nje sallë bosh...

I ngarkuar

me frikë kerminjsh,

dhe jargë idesh....,

 Diçka më tërheq,

më dhëmb,

më thërret

e s’më lë vetëm....

Dëgjoj një zë nëne

me tinguj jetimë...

Tokë magjike,

me fytyrë biri....

 

                 Athine, 2008

  

  

 

NË FSHAT ,NË NJË PËRVJETOR VDEKJEJE

 

 

U shtuan ardhjet e mia

si urbanë boshatisur rrugëve....

Heshtjet flasin me zë të ulët

për mos tu zgjuar bisedat.....

Në sipërfaqe kalldremesh,

cepa të rëzuara shtepish

dhe korrije të prera,

kam papirusat e kujtimeve

të lodhura nga pritjet...

Heshtja qeveris të ikurit

dhe të ikurit,

ligjet e qeverisjes

krijojnë....

U shtuan ardhjet e mia

si urbanë boshatisur rrugës...

Më presin vetëm hije,

qiparisë të tharë

dhe fqinj me tokë të freskët

përkrah prinderve të vdekur...

Veç hardhija e mplakur në oborr

gëzon duke lotuar....

Hap krahet e rëzuar

duke pëshpëritur,

ato që më pëlqenin dikur...

U shtuan ardhjet e mia

dhe të njohurit,

pakësohen

si ky urban,

që pasagjerët i ka lënë rrugës....

  

MBAS KTHIMIT NGA PUNA...

 

 

...I paska lodhur këmbet dita...

Qerpikët,          

mbyllën grilat e syve pa ninullë

dhe duart,

si butona të prishur

 harruan lëvizjen...

Gjithë trupi,

shtrihet i shkrirë

si borë e rrahur nga juga

dhe ëndërat

nxitojnë të faqosin,

faqe te reja ikonash...

Vetëm televizori dialogon me vehten..

lajmet e mbrëmjes,

si reklamë e shkurtër kishin kaluar...

Kohën për nesër

me mjergull gjumi shoh

dhe kanatet gjysëm të mbyllura të syve,

kishin hapur portat e rrënda

të ëndrrave...

 

 

Luan Xhuli ka lindur ne Baban te Devollit me 1955.Studioi ne degen Kimi Industriale dhe per me shume se 20 vjet, punoi ne sektorin e naftes ne qytetin e Kucoves.Prej vitit 1995 jeton dhe punon ne Athine, Greqi.

Eshte autor i disa librave si :

Ne shqip

         -Besoj- l990   (poezi  )

         -Maska e kohes-2000   (poezi)  2003

         -Nje firme me shume   (poezi  )2006

          -Diten enderroj, naten e le zgjuar  (poezi  )2008

            (Nderuar me cmimin "Ali Asllani")

-Ariani-2007   (novele  )

-Ku po shkon o devolli  2008   (tregime dhe kujtime)

Ne Greqisht :

       -Mbaj ere molle 2003  poezi

       -Biografia e syve    2006   poezi

       -Ku te kerkoj te falur 2008  poezi

       -Qiparisi qe donte te matej me qiellin  (2008), perralla per femije me ilustrim.

Libri “ Biografia e syve” u vleresua si nder me te miret e vitit dhe per  2007 u fut ne antologjine e poezise greke..Ka botuar poezi ne shume revista letrare dhe kritika greke eshte marre ne vecanti me poetiken e ketij poeti devolli. Pervec librave te mesiperm ,ne Greqi qarkullojne edhe kater libra per femije  te perkthyera nga letersia greke per femijet shqiptare.

Punon bibliotekist ne nje nga librarite qendrore te Athines.

 


 

             Kam kohë

 

...që s’kam bërë dashuri me t’ime shoqe....

U grindëm për shtrenjtësinë

dhe e paguam me ndarje...

Krevati... bosh,

si dhëmb i nxjerrë

që vëndi dhemb akoma.

Gruaja,

pret çdo mbrëmje

duke luajtur dhe bërë sikur fle,

pret hajdutin e puthjeve të dikurshme...

Unë dhe kanapeja ,

zemerimin  e së vjetrës

se lëshojnë..

njëlloj ,

si inati i shtrenjtësisë,

që s’thotë kur do ikë...

Gruaja,

ëndra sheh me sy gjysëm të mbyllur

dhe unë,

mbulohem me një kuvertë më shumë

të zë ngrohtë...

Kohë kemi

që grindemi si dikur...,

dhe të dashuruar.....!

 

 

prill 09

 

 

Shoku im, shkon të shohë nënën...

 

 

..dhe rruga

është afruar prej atij magneti.

Një dorë djersitur nga pritja,

vesë meraku

e një behari të lagësht,

dashuri nëne...

Unë s’kam nënë.

Ëndrat dhe varri i saj,

i mbajnë mëri dashurisë sime,

që emigroi pa lejë mes lotit të dhimbjes...

Shoku im,

shkon të shohë nënën ...

Nata nxiton të zvogëlojë shtatin

dhe dita,

ka zmadhuar hapat...

Orët do të vishen bukur

dhe dielli,

do të fshihet në retina...

Shoku im,

shkon të shohë nënën...

I thashë ta puthë dhe për mua

si shërim

për shpirtin e  trembur

nga ëndërat e mallit...!

 

gusht, 09

 

VAJZËS QË DASHUROVA DIKUR…

 

Shegë e këputur

pa u pjekur,

thërmuar

mbi vetmine time...

Ditëlindje e hidhur,

Rrudhim                             

mplakje,

plagë,

dhimbje kockash pa fosfor...

Hi prej ylli,

ku henëza e shpirtit

ngjyros vetveten...

Trazira ime e parë,

pagjumësia,

meraku

i trembur prej virgjerisë..

S’u mbyllën qerpikët

prej kërkimit...

shege e thërmuar

nga vesa....

qe s’prite

te piqeshe si duhet...!

                                                                                                              

GËNJESHTRA

  

Masë pa formë,

si ëndër e trembur...,

Pa reze,brinjë

dhe perimeter...

Copë e grisur, e vjeter....

Gërmadhe fjalësh

që s’u bë dot frazë,

Piramidë jargësh

...pa bazë...

Gënjeshtra,

masë pa formë,

që i mungojnë gjymtyrët..

Ecën me gojë,

pështyn me këmbë

dhe flet me trup...

me të gjithë,

me asnjë

pa patur turp...

Gënjeshtra,

seli për budallain,

thumbi i bletës”...

Shkencë moderne

pa zgjidhje,

W.C

E së vertetës.....

  

DO TU THEM....

 

 

....të vini me mua,

duke ecur mbi gurrët e lëmuar të lumit tim,

Të lagni kembet me ujin që mban erë debore

dhe flokët të freskoni në kapele shelgjesh....

Do tu them të vini me mua

të fotografoni Moraven ne bebëza,

të prekni qeleshen e Malit të Thatë

e të digjni gurmazin me raki ballëkazani....

Do tu them të barisni me mua...

Masazh tu bëjë dheu i murmë,

Tu fryje isoja e një kënge

dhe të ngopi me blerim mikpritje...

Do tu them të vini të gjithë

që të besoni bukurine e lumit tim

prind dhe bij i të gjithëve.....

Pastaj,

do tu mesoj devolliçen

si dallgezojnë zemrat mbi fustanella...

 të ndjeni se ndodheni

pranë një lumi që s shter

dhe që të jep emër.

 

 

HARDHIA E MALLIT

 

 

…Ka mbetur aty

tek ajo shtëpi

me tjegulla të thyera

si gojë me dhëmbë të prishur...

Ka mbetur aty

tek ai oborr

me barishte të thara

 si barku i një gruaje shterpë...

... aty,

tek sytë e nënës së vdekur

shndruar

në qirinj meraku...

Hardhinë e mallit

e kam këtu,

një gotë bosh emigranti

me parete zemre,

krisur nga ngricat

dhe mplakja......

 

 

nëntor 08

 

 

 

BALLADË  VDEKJEJE  ME DASHJE.

 

 

Po vdiqe,

do të duam më shumë...

Ajri,

do të bëjë autokritikë

dhe zilia,

do të ndryshojë veshjen....

Po vendose të vdesësh,

Na thuaj

disa javë me parë...

Nekrologjine,

do ta bejme të florinjtë

dhe qënien tënde

do ta lakmojnë ëngjëjt...

Po vdiqe...vdis

Me lotë gezimi

do të të qajmë.....

hero,

i një epoke të pa qënë...

 

 

 

dhjetor 08