 FALMËNI!
Kam kohë që s'kam shkruar ndonjë varg A të krijoj ndonjë vjershë me rimë Koha, ah kjo fajtore që s'di të ndalojë Më ka "vjedhur" muzën dhe qetësinë
Por sot, diç ndjeva, të më shtyjë Diç ndjeva, vargut, tek m'i dha udhë Është dhimbje, forcë, mall a gaz? Ah, se ç'më preku, ç’më dha muzë!
Në ju gjetshin këto vargje Këtij mëngjesi, a muzgut sonte Falmëni, për mallin që më morri... Falmëni, për shpirtin që vend kërkonte....
Sonte
U stepa nga bukuria e sime bije U mallëngjeva nga sytë e saj të kaltër Tek më shihnin plot habi! Më kujtuan sytë e përlotur të nënës Kur më përcolli së fundi... U mrekullova pastaj Nga kërshëria e syve të djalit Të mëdhenj, kërkues Plot kurreshtje e mendim Sikur donin të më gjenin Të fshehtën e shekullit Zhbirues deri në pafundësi Më kujtuan sytë e Atit, kur gaboja S'ishte vendi për fjalë, Veç sytë e kishin thënë Atë që fjala s'mundet Sonte më mallëngjyen Sytë e kaltër të sime bije Veshtrimi ngulmues i tim biri Unë Nëna e tyre, Sonte jam e pafuqishme t’i bëj ballë largimit...
Brezi im...
C'i bëra vetvetes sonte Ja vodha gjumin, këngët Ja prisha vargjet, i rashë më qafë e bëra të vajtojë, të mbajë zi për këtë gjeneratë.
Brezi im i munduar epokës së re i vjen rrotull ke mbetur në udhëkryq gjenerata ime e lodhur
Djemtë e brezit tim nuk e shijuan dot bukurinë vasherore
Vajzat e brezit tim mbeten pa fëmijë në bark "vejusha" mbeten” pa burrat e vdekur fëmijët të mëdhenj e të rritur s’e njohën dot t'Anë.
Pengesë "emigracion ilegal" per nje copëz bukë më të butë për pak ujë për të pirë pa qenë etur për pak dritë në strehëzën e rremë
për të vdekur larg e mos u tretur për mallin që shpirtra dogji që merr jete pa marrë shpirtin më parë brezi im i bekuar, ne udhëkryq epokal, C’të bëjë më parë ?
Të kthehet djathas, majtas a të marrë rrugën e mbrame, përpara s'ka dritë të shohë matanë!
Brezi im i plakur pa i ndritur mustaqja djaloshare vajzat e bëra gra nga mosha... pa burrat në shtrat, fëmijët, dhe prindrit, te pafajshmit trauma dhe plagë e brezit tim...
ja ç'i bera vetes dhe juve sonte... gjeneratës sime... ca vargje si vajtim...!
| Merita Bajraktari McCormack, lindi në Korçë, u rrit në Cangonj të Devollit.
ÇMIME LETRARE:
Në vitin 2005, Merita u nderua nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë me çmimin "PENA E ARTE" ne poezi.
BOTIME:
"Me Zërin e Zemrës" - Poezi "Tinguj Malli" - Poezi "Lulet e Jargavanit" - Tregime "The Lilac Flowers" - Tregime në Anglisht "Dritaret e Shpirtit - Ferestrele Sufletului" - poezi te zgjedhura, ne Rumanisht, botim i Bashkesise Kulturore te Shqiptareve te Bukureshtit. "NENES"-Editore e Permbledhjes me shkrime nga 26 autore dedikuar Nenes. Pjesemarrese ne disa antologji letrare.
Kontribute ne Publicistike:
Analiste dhe korrespondente e Gazetes "ILLYRIA" ,New York dhe e Revistave "Kuvendi" Detroit, SHBA dhe "Informatori" Zagreb, Kroaci. Kontakt:
E-mail: albanianw@yahoo.com ose jmrome94@aol.com web: www.panalbanianwomennetwork.orgNënës simeFalenderim Në krahët e shqipes
Si një zog i vogël pa krahë, pa sy, që s'di ç'është qielli hapur fshehur diku nën një degë e pafuqishme,e vogël kam qënë ! Derisa një ditë, në krahë më mbarte Më tregove qiellin Si shqipja, në fluturim Atehëre kam ndjerë Se si m'i dhe krahë trupit Edhe shpirtit tim.. Unë dhe ti - nën një çadërCadrën mbajmë të dy sonte Shiu i rrembyer na ka lagur Cuditerisht çadrën shtrëngojmë Ecim,rrugës ,sytë e shpirtit hapur Ecim rrugës pa krye, pa fillim,pa dritë Cadrën e rreckosur mbajmë sipër kokës Duke ëndërruar për shiun të pushojë Të thajmë trupin, flokët, rrobat Mbase dhe zemrat e lagura Cadrën mbajmë si jeta,elementin tokë Duam të besojmë në diçka, mbase dhe gënjeshtrën Që ndoshta një sup i lagur s'është asgjë Presim ylberin tani, të dy me sytë nga qielli Nuk flasim, ndjemjë dridhjet,ankthin Të dy, me sytë lart, ku pritet dielli Mendojme ,pyesim.,kur laget shpirti Përpelitjet e tij, cila çadër i mbulon? Jemi të dy mesantës, vetëm,të lodhur Në heshtje, pyesim, vallë c'ditë po agon? Lutje
Zot, pak ,vetem pak..më lerë të shoh shkëlqimin yllëzor që rrezaton fjala, flladi,deti,ëndrra,poezia cdo gjë që vendlindjen më kujton më bëj të ngrihem nga mendimi ku jam zhytyr, lodhur nga rrugët e gjata nga pagjumësia e shpirtit të rraskapitur që troket çdo ditë portave të mërgimit shpesh herë pa shpresë, pa dritë, pa siguri më lerë të prehem pak, Zot, në ëndrrën irreale, të gjej pak Shqipëri
Pastaj më trego si të prek ujvarën e zhurmshme petalet e luleve, të imagjinatës, jetës të ngrihem të hedh tutje mundimin të prek gurgullimën ,premtimin e shpresës motivin e mirë më jep të marr fjalën me të të ngrej "kala" shpirti për botën e tërë pastaj të këndoj si në rininë e hershme shpirtin më bëj, o Zot, si deti, të gjerë...
Prill 2008,Washington DC |