| Djemte te na rrojne. Kur gjithmon kur zbres nga fshati gjumin e largoj... ri sodis edhe natyren detin e kundroj ! ndjehem djale ndjehem i ri nuk di sec t'ju them as buk' e as uje s'dua per shpirt te Tim Et ! nje magji brenda ne shpirt gjithmone me mberthen me saldon ne vend me mba behem helm e vrer'! Kur shikoj fshatin e shkrete fshatin e pa ze nuk di ku kane shkuar djemte iken per gjithenje ! Porsi zogjte e kukuvajkes shperndare s' di se ku vate vajzeria vate iken kuturu ! dal Kundruall e vrojtoj me lot neper SY e shikoj ashtu shkateruar sec me dhemb mbi gji ! shtepite braktisur fare rrugicat plot bar... si s'pelcet kjo zemra ime s'i s'pelcet AMAN ! c'u thane lulet u thane saksite mbi avlli... jane larguar nikoqiret brenda s'ka njeri. era ka mare qeramidhet era si e marre... kur fryn nga Buza e Burrave catine hedh matane..! s'me qesh nuri e s'me qesh shpirti kur vij me pushime as njehere nuk futem brenda tek shtepia ime...! rri e vrojtoj avlline dritaret fluturuar brenda hyn shiu suferine cdo gje ka shkateruar... mbeshtes doren mbi avlli ze edhe lotoj nuk shikoj as Time meme veten mallekoj ! Perpiqem t'i shikoj fytyren nje Imazh te saj... nuk me le shamia e zeze qe e mban mbi ball ! c'eshte kjo jete dreqi s'di si dhe ta ndaj... te rri afer me femijet... apo, tek im AT ! Ti rri afer T’u ve Lulet qe nuk kane mbi varr e pastaj t'u ndes Qirinjte qe fikur i kan' ? me thoi shoke me thoi c'fare te bej s'e di a mos ndoshta afrohet fundi per ne dhe te zi... gjithsesi do vije nje dite se te nemur jemi vdekjen borxh e ka njeriu s'dime dhe c'te themi ! si e gjetem do ta leme kete bote me halle zemra ngelet e coptuar e coptuar fare... dashurine qe kam per fshatin fshatin e braktisur malli me mundon per dite malli i shume stisur ! Ai mall qe e kthen dallgen ne tajfung vertet t'a dish kur egersohet Joni Ulurin vertet ! e rreh shkembin pa pushim dallga kur gjemon e trondit dhe e tund vendin naten deri von' e pastaj e vazhdon serish kurre nuk pushon ne nje lufte te perjeteshme sic e ka zakon. nuk e di se c'dreqin kam kur sa mbrij ne fshat nje boshllek e kam ne shpirt qe s'me le rehat ! perpiqem t'i jap vetes pak gaz e pak jete... se c'me mbyt nostalgjia nostalgji e shkrete. sic duket vjen pleqeria avash e pa ze... sic e gryen dallga shkembin me gryen gjithnje. Por do te vije nje dite nje dite e vertet... qe dhe shpirti im i vuar te ket gaz e jet"! a do vije ajo dite edhe per ne pleqt' Ta shikojme Qeparone drit e dit te kete ? kete e kane ne dore e kane vetem djemt' te mos rine kurbetit gjate... Te mos rine per Jet'. Se do t'i gjeje si mua kur vete ne fshat... qe me dhemb deri ne thua per ate Jatak ! Si s'me qeshi buza kurre ah...i shkreti une s'u ngopa nje here me gaz vetem helm pa uje...! me mer malli s'di c'te them kur vij perseri ne kurbetin e mallkuar s'di as vete si rri ! Ndoshta jam i mallkuar qe naten e tret... ah c.mer malli per prindet Per prindet e shkret ! Me mer malli dhe per guret guret e sokakut me mer malli dhe per lulet Lulet e cardhakut. Ato lule ngjyra shume Lule Qeparoi... kush i pa e s'u gezua kur rinin tek kroi...! Ato vajza gjeraqina mbushur gjitonia... te gjitha si vajza valesh morren ment’ e mia... Ato kujtoj sot i shkreti kur fshatin bej sehir i strehuar ne nje rreze mbushur plot ullinj ! I mbyll syte dhe kujtoj ate jete atje... me duket se u larguam sikur ishte dje... Kane kaluar 20 vjet s'jane pak e di brenda kam nje afsh e mall qe me mbyt ne gji ! Zemra ime e shume vuar nje dite do pelcas... edhe gjaku neper deje
te m'derdhet ne fshat.
Nuk i trembem fare vdekjes kur ze vjersheroj per mbi cdo germe te vargut qaj edhe lotoj. Me ka mare malli shume per shpirt s'ju genjej U bej thirrje hajde djema hajdeni kete her' ! Po te behemi te gjithe bashke fshati do lulezoje dhe do celen portokallet bashke me limone ! Pa dhe sheget do pelcasin me kokrat e kuqe te fluturojne dallandyshet mbi shellen e Kuqe. Edhe deti do te qeshe dallget do urtesoje embel embel edhe fresket fshatin do freskoje. Dhe Ylberi kur te dale ndricimin te hedhe nje qylim i verdhe floriri te ndricoje si Perle. Te ndricoje si dikur kur kish gaz e jete Le te vije dhe vdekja vete Te na rrojne DJEMTE. Qeparo, maj 2009 Yllësia…!
E pashuar, E ndezur, E dhimbëshme E ëmbël E dashur… Për Ty atdhe Ngelet malli !
Si flaka në verë, Që s’ka të shuar Kur fryn erë, Në shpirt përvëluar, Kurdoherë… Se kurbeti, Më treti, Më lodhi Më bloi… Me mall Qeparoi Më rreh zëmra Për natë e për ditë, Me ritëm të çrregullt, Se malli, Çkurdisi e prishi Të gjithë qënien, E mendimet, Kujtimet, Fëmijëria, Rinia… E jeta Më ngelën atje Tek Ty atdhe Në të ëmblën fole.
E djeshme Ku je ? “Jam larg” “Me tufën e vjershave” Në duar, Do kthehem Përsëri Tek Ty. Që kungimin e parë Dhe të fundit Ta marr përsëri Tek e vetmja YLLËSI… Ku balta Është flori Ahere do më tresi dheu… Në përjetësi Në gjirin e prindëve Të mi !
Atje në Lekëkond Me detin karshi, Ku flladi i tij… Dhe mbas vdekjes, Të jep madhështi, Dhe në epitaf… Do lexojnë me lot në sy E karafilat S’do fishken Asnjëherë… Si bir Qeparoi Do ngelem përherë !
Se Yllësia E vetme në galaktikë Eshtë memedheu, Prandaj E dua me shpirt Atë baltë Të florijtë E mjaltë… Të tij !
(Në aeroplan, Athinë – Munih- Washington DC , duke fluturuar mbi dhera të huaja në 20 Maj 2002)
| |
Mushka grive
Moj mushke e bardhe grivë Cngjiteshe mbi shkemb e brinje, Ngarkuar mbi percellime Nga Bodari ne Nezhine.
Me nje kapister ne duar Te terheq embel perçuar Neper vite te dy bashke Luftonit jeten e ashper.
Nena ime shamizeze Ngarkon mushken me bucjele Dhe pastaj me dru e shkarpa Neper ngrica e neper harca.
Edhe nena fort djersitur Dru ngarkuar me fyt lidhur Nje terkuze e nje litar Gjithe jetes ne kufar.
Jete hallesh e shtrengimesh Roberi prej varferimesh, Perballe jetes se zeze Mushka edhe nena mbene !
Degjohej zilja nga larg Po vjen nena edhe grat’ Te gjitha si motra ishin Te jetonin te mos vdisnin.
Shko per dru e shko per shkarpa Vrap per uje cingor e vapa Asnjehere s’u kthyen mbrapa Prej rinise sa erdhi data !!
Edhe vdiqen te mjeruara Te ropatura e te coptuara, Jeta shume i kishte lodhe Si mushken edhe te zonje !
Ama mushka nuk harrohet Na ndihmoi qe te jetohej Gjithe familjen e helmoi Se nje tetanos e bloi !
Edhe bashke qame me vaj Nuk duroi dhe babaj. Ne te vegjelit u helmuam Se me mushken u mesuam !
Hej ..ç’kujtoj i mjeri une Vitet iken vane e humbne Me duket sikur ne brinje Kullot mushka me bagetine !
Kur kujtimet ze e shkruaj Nje shtrenges ne fyt me bluan Jeta e halleve me derte Edhe larg me ben te vuaj.
4 shkurt, 2002
Kur “qajnë” pemët…
Thotë ulliri portokalles, Pse ri zemëruar…? Nuk shikon se ç’dallgë ka deti, Dhe me shkumë mbuluar ?
Por ulliri shekullori, Njësoj si “gjyshi” me gjykim… E shikon qe anë e mbanë, Pemët, fusha në shkatërrim
Shikon fikun as dhe gjethe, Degë, filiza tëra çqyer… Pa le vreshta s’ka më këmbë, Koha vetë i ka zbërthyer.
Mandarinat porsi “zonjat”, Vellon e zezë për mbi krye hedhur… Dhe limoni plot sëmundje, Që në trup i gjithi zverdhur.
Nuk shikon pemë të rralla, Se ato janë tëra zhdukur… S’figuron më pjeshka,dardha Se nga rrënjët janë ndukur.
Ajo fushë magjistare, Qeparonë e mbajti gjallë, Sot sëpata e keqberesit… Grin e pret pemët me rradhë
Dhe ulliri “babagjyshi”, Ri mendohet gjithënjë, Shikon lart nga Lizikoi… Fusha tash e vdekurë !
Fera,driza me çdo anë, Portokallet tëra çqyer, Lëvizin kusarë e bagëtia, Shkatërrim në ditë me diell !
Edhe pemët “ulurijnë”, Kur sëpata pret lastarë, Ne një morg janë katandisë, Fusha edhe fshati bashke.
Ne Qeparo Maj 2002
Pritje dhe lot…
Kur Ty flokët ti mer era, Buzë bregut duke pritur… Sa e ëmbël është pranvera, Ku rreh dallga shkëmb goditur !
Në një sfond i tërë i blujtë, Valët ecin valëzuar… Sytë e tu një jetë me lotë, Ti moj nënë e hidhëruar.
Sa shumë pritja Ty të lodh, Me një shpirt të mallëngjyer… I pret dallgët një nga një, Sa dhe jeta të është urryer !
Fëshfërima mbi stërkalë, Juve shqisat ju ngacmon… Të bëhet si zë i parë, Sepse djali ju mungon !
Prit e prit e s’ka të ardhur, Edhe nëna në breg pret… Ndoshta sjellin vetë dallgët, Një haber a një peshqesh ?
Mbi gur ulur në mendime, Gjithë shqetësimin Ti e shpreh… Ëndrrat ngelën veç kujtime, Djalin e vetëm dot se shef !
Duket sikur tundet dheu, Edhe dallga vjen tërbuar… Mali i Çikës desh shpërtheu, Zëmra e nënës përvëluar.
Krahët ka drejtuar zotit, Edhe lutje bën çdo çast… Le të kthehet djali i vetëm, Prej kurbeti për në fshat.
Mos më qaj me ligjërime, Shamizeza e Bregut Detit… Qysh në shekuj me vajtime, Mallëkime jep kurbetit.
Edhe deti zëmëruar… Çfryn i egër me tërbim, Ison i mban nënës së shkretë, Ndoshta djali do bëjë KTHIM !
Në çdo cep e në çdo gur, Permbi valë të anës detit, Lotët nëna i derdh çurk… Si pasojë e vetë kurbetit.
Zëmra e nënës, e helmuar, Bijë e Shqipes mbi stërkalë… Lot e vaj kalove jetën, Përmbi shkëmb e përmbi vale.
SH.B.A shtator, 2002
Zëmër…nëne !
(këngë vaji)
Po qan nëna në dritare Gjithënjë, Mallëkuar ky kurbeti, Për çdo kë ! Pse më ike more djalë A unë e zeza ?! Malli shumë më ka marrë S’të shof tek dera… Shumë vjet ishe larguar, Shpirti im, Ngela vetëm e dënuar, Pa ndriçim ! Si të mori dallg’e jetës Në mërgim, E le nënën të helmuar Pa shpëtim. Lotët ngelën të patharë Kurdoherë Porsi qyqe po vajtoj… Për TY nga herë. Shpirtin kam të pikëlluar, Unë e di, Edhe zëmra më është helmuar, Për gjithnji. Sytë si margaritari Që më kishe… Po harroj ngjyrën e tyre Nëpër vite. Shaminë e kam lidhë mbi ballë, Gjithë në zi Ç’qe kjo vdekje kjo llahtarë O fatzi ! Aksidentit s’i shpëtove , Ylli im, Edhe gjaku të mbuloi, Pa shërim. Më ke ngelë në tokë të huaj, Zëmra ime… Edhe unë si korbe vuaj, Në kujtime. Pse s’të erdhi keq për mua, Asnjëherë, Fluturove drejt të keqes, O i mjerë ! Zëmrën kam të pikëlluar, TY ndriçim… Atë ditë që u largove… Pa bërë kthim ! Ike për të mos ardhë kurë, A unë e zeza… Dhe kostumi i dhëndërisë TY te pret nga hera ! Nuk di varrin ku ke renë, Shpirti im ? Kam nisë zogun e furtunës, Me karafil. Do ta sjellë nga mëmëdheu, More djalë, Ngrihu shpejt qafo mamanë, Këtë rradhë ! Ç’më ka gjetë mua të shkretën, Shoqeni… Më kanë ikë sytë e ballit, Përgjithnji. Mallëkuar ky kurbeti, Se na bloi… Shumë zëmra si kjo imja Pikëlloi.
(Nënave të te gjithë Shqipërisë që humbën djemtë në mërgim nga lloje të ndryshme aksidentesh, me dashuri, autori)
KENGA....
Kenga le te me buroje, le te ngelet si kujtim Brenda gjoksit ka shperthyer permbi Jon si melodi Nisa kengen lavdidashur trevave ku isha rrite Ku piva qumeshtin e nenes me bekim te saj te shenjte !
Me zjen zemra flakendezur vecse mall me nxjerr prej shpirtit Mbi malet e vetetimes te bekuarat prej “Krishtit” Kur rrufeja dritendezur ka shkelqyer ne horizont Permbi flladin ngjyre blujte mbi pasqyre te detit JON.
Ika,mora arratine dhe nisa rrugen e kurbetit I sforcuar pa deshire i'u largova bregut t'detit Kam kaluar shume shtigje,shtete edhe oqeane... Vec kendoja vetem kenge, te qetesoja shpirterat tane !
Hipur permbi krahe malli,kur shtrihem ne imagjinate Vete e kendoj mbi varre,ku jane shtrire te paret tane Nga nje lule eremire,neper driza e vendos Pa dhe ndjehem shume i lumtur se nje amanet po sos !
Per cudi kenga s’ka rreshtur,kur e vershellej mbi buze Emocione te pa para me jep kenga, kenga muze ! Kur dal lart mbi Lizikua,vete era e shperndan Dhe Pihoi mali i thate e degjon edhe po qan !
I tronditur kryelarte ate e percjell si jehone Mbi Gjivlash e me cdo rreze,ne cdo gur mbi Qeparon’ ! Edhe kenga perseri nuk kendohet por bucet Gjithe vendi simfoni harmonine hedh mbi det !
Prandaj zemra eshte lavosur si pellumbi i goditur Permbi krahet e tejlodhur percon kengen vilanisur ! PO ! Nuk shuhet kenga ime,ajo kenge dale shpirtit Do kendohet dhe nga zogjte atje ne maje te lisit !
Pra t’ja marrim te gjithe bashke,kurbetllinj kudo qe jiniiii Mos harroni vendin tuaj ne gjallese ku te rrini T’a kujtoni permalluar,ate gur e ate vend Monument te ngeli kenga,ajo kenge qe vetem dhemb ! Dublantet... Kur mbi tela te celikta kufirin e shtetit kaluam... nuk na trembi kurre frika, vec lirin' e kerkuam, Me besoni brenda shpirtit as nje here tradheti... lame vendin e vatane te mjeren, NENE Shqiperi ! Malit mbushur me debore edhe ngrica qe te than deti c'frynte i terbuar ato dallge ne i cam' ! Para kishim mitroloza kudo hekur dhe barot... per nje jete me te mire... iken djemte qe s'kthehen dot ! Iken djemte po ku vane te panjohur neper bote zemra nenash u helmuan si nuk u ca ajo toke... ! Per cudi te gjithe vuam...se kudo ndjehesh i huaj pa perkrahje, e pa leke...vec "lirine" e fituam ! Dhe endet nje komb i tere,perhere si endacak... kurre s'pa nje qeveri,qe t'i mbronte t'u mir hak'! Qajne nenat e vajtojne, se djemte e tyre u vrane... disa vdiqen disa qajne te tjere s'kane buke te hane ! Ja ! kurbeti sa avash zemren cdo cast t'a gerryen ikin ditet ikin vitet dhe gjithmone del i zhgenjyer ! Pa le shpresa e te nesermes nuk dihet si eshte zhdukur Kur mbi kombin tone te dashur ra kjo "flame"e keputur ! Po rremben si ujevare, si llava permbi vullkane djemte e vajza Shqipetare i shperndan mbi oqeane ! Erresire Shqiperia, dhe eshte e veshur me te zeza kur mbi krye e drejtojne disa mafie e rebela ! Pa, shiko si cirren, grisen, kur dalin neper mitingje helm leshojne s'dine c'flasin se gjarperi ka vene syze ! Ata, s'dijne te drejtojne, kete provoi historia... pse kerkojne serish karriket...xhepat fryre nga mafia ? Le te jene te cdo ngjyre...populli duhet te kuptoje kurre mos ardhcin ne krye, voten te dije te drejtoje ! Dhe te thote NDAL ! te keqes, qe ka vite qe sundon Permbi Shqiperine e mjere ata vecse helm leshojn'! Makina shtet e shkaterruar,ndryshkur kalbur me cdo ane timonin qe kane "dublantet"drejt gremines po e mbajne.
. | |