|  BALADË MËRGIMI
VAJTJE-ARDHJE
E sfilitshme rruga vajtje-ardhje. Herë n'ëndërr.Herë me aeroplan. Shteg malor.Autostrad'e madhe. Shtegëtim që pezull po më mban.
Herë shijoj ujin në një krua, Shurupuq' i gurtë me lëmashk. Herë një kanaçe mbaj në duar. Çudi! Cola s'më pëlqen aspak.
Qengj' i urtë,thonë,pi dy nëna, Por s'pi kurrë dot dy dashuri. Qenkam i dënuar,ësht'e thënë, Që të mbaj këtë mëkat në gji.
ADN-ja IME
Flokët m'u thinjë dhe m'u zbardhë Këtu ku ngjyr'e bardhë është kaq e bardhë.
Këtu ku dhe arinjtë mblidhen,struken, M'u shtrinë rrudhat dhe huqet m'u zbutën.
Një horizont të ri këtu lexova Dhe yj të rinj dhe ëndrra plot zbulova.
Por veten shpesh e pyes:çfarë më thua? Mos,vallë,horoskopi m'u ndryshua?
Shqiponja është shenja im'e vjetër, Mos yjtë m'u zhvendosën dhe jam tjetër?
Më qesh ajo me syt'e zes të nënës, Asgjë nuk ta ndërron,bir,ADN-në.
Një grimzë nëpër gjakun tënd kam lënë Nga shkëmbi ku fëmijë të kam zënë.
Një grimzë që as zhduket dhe as vritet Veç zemrën tëde bën të perpelitet.
ËNDËRR-ZHGJËNDËRR
Ëndërr-zhgjëndërr! Zot,ç'është kështu! Gjetkë djepi.Gjetkë varri ynë. Nuk e gjykoj veten dhe as Ty. Erërat i bëre që të fryjnë. Pë ne bëre ferr edhe parajsë Që të zgjedhim vetë ç'na pëlqen. Globin na e dhe të rrumbullaktë, Rrotull porsi ëdrrat tona vjen. E stolisëm ne me meridianë, Paralelet ia qarkuam qark. Të dritares hekurat dot s'mbajnë Këtë shpirtin tonë bredharak. Zhgjëndrra s'mund të bëhet kurrë ëndërr. Erërat e shekullit e fryjnë. Do të bëhet,Zot,siç e ke thënë: Gjetkë varri.Gjetkë djepi ynë.
Nëntor,2009
MONOLOGU I AJZBERGUT (Poezi)
MONOLOGU I AJZBERGUT
Jam biri arakat i Arktikut Hakmarrja e kaltër më yshtën. S'jua mbyta unë Titanikun, Krenaria juaj e mbyti.
Jam loti i ngrirë i Qiellit Kur Birin e Tij kryqëzuat. Jam një copë e vdekur Dielli, Të pangopurit ju e kafshuat.
Nuk po vij drejt jush të hakmerrem, Zemërmin kam mbytur thellë. Dhe në qoftë se unë tretem, Mospërfillja juaj më tretën.
S'do t'ju mbytë gjaku i kaltër, Gjaku im si gjak pulëbardhe, Do t'ju mbytë lakmia e prapë, Verbëria juaj e madhe.
VOGËLSIRAT
Stuhi,rrebeshe do të vijnë! Shtypi ngado thërret. Askush s'ma çmon në gjoks stuhinë E ndjenjave rrëmet.
Po shkrijnë akujt!Do mbytet bota! Po çirren sot gazetat. Askush nuk sheh si rrjedhin lotët E dhimbjes që mbyt zemrat.
Po grinden shtetet rrotull globit, Përplasen shpatat politike. Askush s'e qan hallin e robit, Jetën e tij që çdo çast fiket.
Veç katastrofat e mëdha, Vetëm stihitë na alarmojnë, Për "vogëlsirat" që jeta ka Të mjerët ne,harrojmë. MAGJI E SHENJTE
Ka pasur,valle,perendi Te udhes edhe te shtegtimit. Dhe,ne ka pasur nuk e di, Njoh vetem kultn'e adhurimit.
Pa nisur udhen,ne ne heshtje Nje lutje themi me siklet. Dhe zemra lehte ne rrenqethet Per cfare leme e c'na pret.
Gjarper i shtigjeve na ndjek Si nje mallkim apo urim; Shputen e kembes na e djeg Prush'i nje endrre plot shkelqim.
Prush permbi toke.Prush ne qiell. Te gjitha duam t'i shetitim. Nje zot,patjeter,ne na ndjell, Magji e shenjte e shtegtimit.
* * *
Ne jemi shtegtare te perjetshem Dhe dielli edhe hena keshtu jane. Ne ditet i gelltitim kaqe etshem Sikur ato te ishin nje banane.
Majmune s'jemi e majmune behemi, Kercejme,kacaviremi ne jete. Ne vetes sone me shume i trembemi Se sa armikut me te eger.
Dhe thinjemi e zbardhemi si rete Nga vetetimat tona te mendimeve. Dhe mbetet psheretima jone vetem Si ne Sahare kenga e burimeve.
Dhe dheu i thermuar na mbulon, Sic e mbulon oazin dun'e verdhe. Karvani pa mbarim mbi ne kalon I egersirave edhe deve njerez.
Strofa Biblike
DJALI PLANGPRISHËS
Me dorën time që më dridhet Trokas në porta e shtëpisë. Në gjoksin tim zemra më hidhet Si zog i lodhur prej stuhisë.
S' kërkoj as bukë dhe as zjarr, S' kërkoj as thërrime mëshirë. Kërkoj në djep të shtrihem prapë, Ta filloj prapë fëmininë.
S'dua ninullë të më këndoni, As ledhatime delikate. Shpërgenjtë që do m'i shtrëngoni, M'i rripni nga lëkur'e shtatit.
Nuk dua qumësht me beberon, Në shishkë lotët tuaj mblidhni. Dot dashuria nuk më mbulon, Mallkimet tuaja përsipër hidhni.
Hidhni çdo gjë që e harrova, Hidhni çdo gjë që vet' e humba. Edhe urreva. Dhe dashurova. Dhe në mëkate u përkunda.
Në vend të kryqit të pagëzimit, Të larë me ujë të ndritur, Më vini zemrën tuaj të prindit, Veç atë zemër të sfilitur.
DYSHIMI I APOSTULLIT
Dyshim' i tij do të vazhdojë. Akoma pyetje i bën vetes. Plaga e hapur nga një gozhdë E sheh me syrin e së vërtetës.
Kryqet e gjyshërve na flasin Se jeta është veç një ëndërr, Se vjen një ditë,se vjen çasti Çdo gjë mbi botë bëhet zhgjëndërr.
Ne mospërfillës e të verbër Kalojmë buzës së humnerës. Ne pëshpëritim veç një emër, Duam të hapim veç një derë.
Përjetësinë ëndërrojmë Sikur nuk ka mbi tokë vdekje. Plagët dhe shekujt s'i numërojmë Që na rëndojnë përmbi vete.
Dhe kur vjen çasti,kur të tjerët Gërmojnë djepin ton' të ftohtë, Dhe të vërtetën e Profetit Na e mbërthejnë ata me gozhdë.
Për ne flet flaka e qiririt Që ndrit mbi pllakën e mermertë. Dhe hiri tonë i mosbesimit Mbetet përjetë në këtë jetë.
GRAZHDI BOTË
Zotynë u lind në këtë grazhd, Ku hanin tagji kafshët. U ndez si dritë e si zjarr Floriri i verdh' i kashtës.
Magët i erdhë me dhurata Foshnjës Shpëtimtar të Botës. Përjashta roje bënte nata Me yll'e zjarrtë përmbi portë.
Bota në ëndërr po shikonte Parajsën zbritur përmbi dhe'. Ajo s'e dinte se do ta zbonte Zotin nga grazhd' i saj me pleh.
Kafshët do ktheheshin të hanin Kashtën e larë me flori. Njerëzit mbi sup kryqin do mbanin Gjer të rilindë Zoti-Njeri.
| | Poet,dramaturg,perkthyes.Diplomuar per letersi.Ka punuar pedagog i letersise dhe i gjuhes ruse ne arsimin e mesem dhe ate te larte.Vellimin e pare me poezi dhe dramen e pare i ka botuar ne vitin 1959.Deri tani ka botuar apo vene ne skene mbi njezet vellime:poezi,drama,skenare filmi dhe perkthime poetike.Ka botuar studime,kritika letrare dhe ese ne shtypin lokal dhe ate kombetar.I eshte dhene Urdheri "Naim Frasheri" i klasit te pare. Ne vitin 2006 ka marre "Kurora e krijimtarise" nga Klubi Letrar "Bota e Re".Qe nga viti 2004 jeton ne Kanada prane femijeve te tij.
STUDIO E POETIT
FRYMËZIMI
Diellin e di nga lind edhe kur lind, Hëna kur hahet dhe kur mbushet. Drit' e frymëzimit nuk e di Në ç' çast të ditënatës më ze ushe. Nga vjen drita e tij e nga buron Dhe mua më bën foshnjë a plak të çartur, Dhe mjalt' e vrer nga pena më pikon Në rrokjet edhe tingujt tim të vargut. Nuk dua as ta tremb e as ta ze, Fytyr' e tij në vargjet time shfaqet. Në zemër a në plagë bën fole?!... Këtë e di ai. Dhe mjafton kaqe!
PAGJUMËSIA
Kutiz' e mbushur plot valiume Memece rri, e zemëruar. S' di kush ma solli atë tek unë, Në tavolinë ma la mua..
I gjori s' di! Pagjumësia S' është sëmundje as lëngatë. S' e di, i mjeri, që Poezia Nuk di të flerë as dit' as natë.
Poetit sillini mbi skrivani Lulet e bukura të dheut, Nga Esenini një ajmali, Pak çmenduri nga të Orfeut.
VARGU I BRAKTISUR
Më dhimbset edhe vargu i braktisur. Si invalidit këmba e këputur. Në letër vet' e mbolla dhe selita, S' ka faj ai në s' doli aq i bukur. As pena dhe as Muza s'do qortuar (As nëna nuk e di ç' foshnjë do lindë). O vargu i braktisur, i shëmtuar, Ç'i bukur ishte çasti kur të linda!
SIRENAT
Kur lexoj shpesh tjetër poet, Vetes i them, më nuk do shkruaj! Letra më bëhet dallg' e det Dhe vargu varkë e coptuar.
Më duket vetja Robinson Flakur nga tok' e Poezisë. Por Muza ime më qorton, Ma platit zjarrin e zilisë.
Ma qep me flokët e saj varkën Dhe me rrëshirë të re ma lyen, Ma mbush me lëngun e ri vargun, Kalemn' e thyer ma bën fyell.
Rinis lundrimin përsëri, Tendosen velat e poemave. Nuk i zë veshët me dyll' të zi, Le t' i zenë veshët sirenat! VJESHTË KANADEZE
Po zhvishen drurët a zhvishet jeta! Bien mendimet e konsumuara. Presin në heshtje që nga retë Dushi i bardhë të bjerë shtruar.
Era e vjeshtës fshikullon njerëzit, Gjethet e gjalla të kontinenteve Që i rrëmbeu stuhi e detit Edhe i solli në këto vende.
Gjethet e pjekura t'eukaliptit, Gjethet e ngrira të bejrozës, Gjethet e verdha të orizit Dhe të gështenjës,dhe të mimozës...
Kopshtet e Botës era i zhveshi (I globalizmit i serte shiu!) Dhe i përcolli këtu t'u veshë Gëzofn'e bardhë të ariut.
Gëzofn'e butë të një nëne Që birëson bijtë e botës Dhe u mëkon qumësht të ëndrrës Për kopshtn'e ardhmë të kësaj Bote.
GDHIHEM E NGRYSEM ÇDO DITË
Gdhihem e ngrysem çdo ditë Me shtëpitë,pallatet e larta. Ato ndezin dhe shuajnë dritat, Unë hap edhe mbyll qepallat. Edhe zogjtë flenë të qetë. Edhe drurët puthitin fletët. Veç,ndryshoj prej tyre pakëz Se në ëndërr rri zgjuar natën, Sepse dielli edhe hëna e jetës Vijnë rrotull në boshtin e zemrës. DO DESHA
Do desha të mbetesha ai që jam. Do desha të kisha aq sa kam. Me vete nuk desha të marr asgjë, Të gjitha mbi tokë dua t'i lë... Vetëm një gjë do marr me vete, Gënjeshtrën e bukur të kësaj jete, Që të mos veli ju e dalldisi, Ëndrra parajse më kot mos stisni.
REQUIEM Tim kusheriri
Nje gjysh po vdes.Nje nip po lind Ne kete toke te Kanadase. Rrenjet e drurit gjenealogjik E kapercyen oqeane.
U be kjo toke,toka jone. Globi eshte i gjithe njerezve. Kufit'e lashte me s'pengojne Si zogun guaska e nje veze.
Adami eshte ati yne Dhe Eva mema jon'e pare. E kjo parajsa ku ata hyne, Ky eshte ferri qe na lane.
Vertet ata i zboi Zoti Dhe i denoi si mekatare, Por s'ua mohoi ai globin, U dha vec shkopin e shtegtarit.
Nje foshnje lind.Nje plak po vdes. Nje djep i ri.Nje varr i huaj. Globi dhe qan,dhe buzeqesh, Kjo taka jone e premtuar. POETI EMIGRANT Y.D.
Cfare vargu po mendon symbyllur Me fytyre kthyer drejt nga qielli. Cdo lidhje me token e permbylle, Endrrat e perjetshme te kendellin.
Frymezimin tend na le ne duar Si thengjill te ndezur qe te djeg, Vargu yt,qe mbet pa perfunduar, Amanetn'e fundit po na flet.
Po na peshperit me ze te qete, I ka mposhtur dhimbjen edhe plaget: Poeti ngre kengen e vertete Me jeten e tij edhe me fjalet.
Vdekja mund ta shkele trupin tone, Ne mokren e saj mund te na bluaj, Por ne vargjet tona ne do rrojme Larg atdheut dhe ne vend te huaj.
Do te mbetet kenga e poetit, Amanet'i tij i dritheruar. Si nje zjarr i larget dhe i heshtur Do te digjet malli i pashuar.
HIMNI I RACAVE NJEREZORE
E mbollem dheun me eshtrat tona Nga kontinenti ne kontinent. Dhe zerat tona po jehojne Nga njeri breg ne tjetrin breg.
Endrrat tona si re shtegtare Nga njeri yll ne tjetrin yll, Ne qiell'e shprese dalngadale Era e mallit po i shtyn.
Mos u cuditni kur te shikoni Se ngjyr'e globit po ndryshon. Se ato lule,qe lulezojne, Rrenja e jone po i mekon.
Se u perzjene racat e tera Si ne ylber rrezet e drites. Ne mumjet tona i kemi lene Ne piramiden e historise.
2007,Canada
MOTRAVE
Nga nje vater jemi qe te tre. Dhe tashi tri vatra te shperndara Nga nje skaj ne tjetrin skaj mbi Dhe Me prushin q'atje e kemi marre.
Une di nje fjale te sterlashte Si thengjill mbuluar plot me hi: Vetem zjarri mban njerezit bashke, Zjarri qe ka emrin Dashuri.
Pikellimi,loti esht'i kote, Ndarjen nuk e ndalim as ne dot. Ka nje vater qe i thone Bote Ku dhe zjarr'i vatres sone ngroh.
Le ta mbaje ndezur pjella jone, Femijet ne bote te shperndare, Ate vater kurre mos harrojne Ku u ndez thengjilli yn'i pare.
JUDA Eshtrat e Judës i shpërbëri dheu, Gjaku i tij vetëm ndryshket Dhe prapë hija e atij hebreu, Hija e tradhëtarit,thënë ndryshe, Hija tingëlluese e asprave të tija, Hija e shpirtit të tij të shitur Mbi monedhat e botës bie Dhe në çeket me lustër të ndritur. Ara gjaku të reja blihen Buzë detit dhe buzë udhës, Në bankete të lara drite Tradhëtia një emër ka,Judë. Dhe Krishti mbetet prapë Krisht I shitur dhe i kryqëzuar. Mos thoni bota jonë u prish, Bota aspak s'ka mdryshuar.
| |