LargimI debova stinet me te bukura te viteve
I hodha syte larg,teper larg,
Shpirtin e lashe aty ku linda
Trupin dhe dhembjen e mora pas.
E gjitha vjeshte
E lagur prej lotesh,
E sperkatur me shprese,
E tronditur si era,
Pikoj e gjitha vjeshte.
Dhembje
Tek shkelja gjethet e zvedhura
te vjeshtes,
mendoja te shkelja dhe
kujtimin tend,
U zgjua shpirti melankolik I fjetur
Dhe thirri fort”c’te dhemb?!”
“c’te dhemb?!”
Kur shkoj per provime
Nje cante dhe nje ombrelle mbaj
me vete
Se shpesh aty bie shi,
Nuk kam xhaxhallare, teto,
as edhe farefis
Por kur shkoj per provime,
Me presin ca sy prej femije
Qe me zgjojne enderrat,meshtojne
frymezimin.
Jane kaq te ciltera keto vajza studente
Sa,qofte si ata cdo njeri!
Pendese
Mbeten krahet e mi larg fluturimit,
Qiellin s’e preken,s’e kapen dot,
Kaltersia magjepese mbeti e huaj
I venitur shtegetimi,ndoshta kot!
(Greqi, 2007)