Miresevini ne ALBPOEM.COM

Home
About Us
Contact Us
Eva Saliu
Arjan Larashi
Arqile Gjata
Agim Bacelli
Agron Elezi
Albana Lifschin
Aleko Ballauri
Ali Bregu
Alma Papamihali
Antela Vouli (Spaho)
Arjan Kallco
Bardhyl Mezini
Bedri Hoxha
Bledi LLangozi
Bujar Muçaj
Bujar Plloshtani
Daena Alanaj
Diana Seitaj
Dhimiter Pojanaku
Dhimitraq Papando
Dorian Duka
Dorjana Bezat
Elda Kokoneshi
Elion Hyseni
Enkelejda Kondi Masseboeu
Edmond Shallvari
Eduart Sulollari
Fahredin Shehu
Fation Pajo
Fatmir Ceci
Fatmir Terziu
Faton Ratkoceri‏
Fejzulla Duraku
Filip Emanuel
Genc Kastrati
Genti Furxhiu
Gerti Pashaj
Gezim Ashimi
Gjergji Mihallari
Gjeto Turmulaj
Gjon Neçaj
Grigor Jovani
Hysen Cifligu
Hysen Kobellari
Ilir Borova
Iliriana Sulkuqi
Iljaz Arif Bobaj
Irena Vreto
Ivana Dervishi
Janaq Pani
Jeton Kelmendi
Jonida Neli
Jori Kosti
Julia Gjika
Keze (Kozeta) Zylo
Klarita Selmani
Klito Fundo
Kostaq Duka
Kostika Zdruli
Kozeta Zavalani
Kristaq Turtulli
Kujtim Mateli
Leke Gjoka
Leon.Z.Lekaj
Lida Lazaj
Ligor Shyti
Luan Xhuli
Lulzim Logu
Mariklena Nico
Marjeta Çulla
Marjeta Ismailati
Merita Bajraktari Mccormack
Minella Borova
Ndue Hila
Ndue Ukaj
Pellumb Cuni
Perparim Hysi
Petraq Kote
Petraq Pali
Pilo Zyba
Qazim Muska
Raimonda Moisiu
Rakela Yzeiri (Zoga)
Rexhep Polisi
Roland Beqiraj
Rozi Theohari
Skender Rusi
Thani Naqo
Theodhoraq Ciko
Vangjush Thoma Ziko
Vladimir Toroveci
Vullnet Mato
Ylber Merdani
Ylli Hoxhaj
Ziko Kapurani
Perkthime

Kozeta Zavalani
 

 

 

Përtej Oqeanit

 

Me erën e shkalluar,

shëtis nëpër natë.

Mbi dallgët e oqeanit

yje të dashuruar;

ndjehem e lumturuar.

Shikimet shkëmbejmë me dallget

që lodrojnë mbi valë.

Era, si gjysmëbota midis gjethesh

me palmat e jetës,

luan.

Me zemrën e dallgëve,

rënkon e shkallon,

duke kërkuar këngët e zogjve,

në pikëzat e ujit

ëmbël cicëron.

Këtu, buzë oqeanit

ishujt e virgjër

të shpirtin tim

i kthen në lot të trëndafiltë....

 

 

* Në Sant Croix.

 

E pashë kaq pranë diellin

të lindë në agim,

tek puthte Ishujt e Virgjër,

krejt të virgjër,

që Kristofor Kolombi  i pagëzoi

me emër të brishtë.

Me ledhatimin e rrezeve të tij,

hapa sytë

dhe përpiva gjithë mrekullitë...

Në ballkonin tim një tavolinë

me lule

pret të vijnë miqtë.

Ata janë larg,

shumë larg

e dot s’mund të vijnë...

Prej andej sjellin puhizën e agimit.

E vetme në ballkon përsias

Vetëm me erën mikeshë

që më ledhaton gjithandej

e diç më pëshpërit në vesh.

Dy dashnorë nëpër dallgë më shohin me zili.

Më ftojnë pranë tyre të ri;

oqeani e dielli...

 

* (Vendi kur për herë të pare shkeli K.Kolombi më 1493,

kur zbuloi Amerikën)

 

 

Bisedë me diellin

 

-Mos mu largo- më foli,

se unë të ndjek ngado.

Sharmin tënd e shijoj vetëm unë

Nuk bëhem xheloz

dallgët e oqeanit kur përqafon.

Unë do të ledhatoj përsëri,

E përsëri do të dal

veç për ty

se e di:

Dashnor besnik më ke

përjetë.

mërzitesh kur s’më sheh ndonjë ditë

kur retë plot zili me dalin ne prite...

Eja më shtrëngo

Nuk iki pa të puthur dhe një çikë

Mos u turpëro

Tek ty, janë në gjumë të gjithë...

 

 

MËNGJEZET  E  SYVE    PASTËR

 

 

Lëkundem në djep të mendimit

Si një varkë e çarë në udhëtime

Që nuk e lënë të mbytet

Mëngjeset e syve të pastër

Perëndimet e purpurta të buzëqeshjeve

Tek çelin pareshtur prekur nga qerpiku rënë

 

Mëngjeset e syve të mi janë qiellit pa re

Si në Parajsën e dëshiruar ndër vite

Prej atje bien të errëta lotët e dhimbjes

E sytë e mi mbajnë rreze të ylberta

Për t’ja dhuruar zemrës

 

Pasqyra e syve

 

Thonë  sytë që kanë dritë

Dritën e shpirtit pasqyrojnë

Ndjenjën kanë si orbitë

Kur aq bukur xixëllojnë

 

Pasqyra e syve kurdoherë

Më ka bërë që të hetoj

Në qelizë e venë të futem

Zemrën si rreh të shikoj

 


Kozeta Zavalani, Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës më 1981 dhe në 1984 specializuar për gazetari. Ka dhënë lajmet në RTSH e ka kryer një sërë kualifikimesh pasuniversitare si: “Mbi menaxhimin e kohës” nga Vrije University, në Amsterdam të Holandës, “Burimet njerëzore dhe lidershipi” nga Instituti ISIDA në Palermo të Italisë, ku është laureuar me titullin: “Dr”, CIPE ne Washington D.C. etj. Eshtë kryeredaktore e revistës “Stina për ndryshim” organ i “Familja dhe Media – Fuqia për Ndryshim” një shoqatë që ka themeluar, për të ndikuar në forcimin e pozicionit të familjes, nën parullën “Një familje e shëndetshme për një shoqëri të shëndetshme”. Nga Konferencat Ndërkombëtare ka marrë frymëzim për librat “Gra që më kanë frymëzuar” dhe “Gjysmëbota.
Është zgjedhur ”Ambasadore për Paqen” e "Connect Us Communications Canada" në edicionin e vitit 2007 ka shpallur Kozetën; “Women of the World - 2007”.

 

Këngën lag me lot

 

Tani, në buzët e tua

nuk ka më asgjë,

asgjë me musht.

Ndoshta thërrime kanë mbetur

nga shkoqitja e zemrës!?

Magjia lumturore që na mbështolli bashkë

Kacavirret në zemrat tona

si një gjethe e verdhë,

që pret të këputet në vjeshtë.

Ndaj iki larg

e rrokullisem  kot,

çmendem pas yjeve e hënës

me to, këngën e shpirtit lag me lot...

 

 

 Jam zëri i së nesërmes

 

Në mesnatë braktisa gjumin

Hapa dritën dhe lexova ëndrrën

 

Të nesërmen, mbi parvaz gjethja rrëzuar

Shikoj shelgun bardhë lotuar

 

Brenda vetes drita lindur

Drejt të nesërmes për tu rritur

 

Është një  farë mbjell në djep

Që po rrit pemën e vet

 

Nëse jam sot luleçelur

Në k’të shekull paskam shkelur

 

Zëri im po ngjitet n’shkëmbë

Herë i lehtë dhe herë i rëndë

 

Zogjtë që ulen përmbi sup

Zë më japim të pafund….

 

 

Gjysmëbotës

 

Ju mblodha një nga një

Si një buqetë lulesh në arë

Si një polumbar

Që midis guackave të detit

Nxjerr margaritarë...

Margaritarë jeni ju;

           Afërdita, Flutura, Margarita...

që në Gjysmëbotën

           ju bëra buqetë

T’ju prek përjetë

Të shtrenjtat e mia,

Si kallëza gruri në arë

Secila një varg

Si vetë poezia.

 

 

 

Mamasë Anika

 

Atë natë prush me yje,

Vonoi ”Anek” lundrimin nga Pireu

Ndaj nuk sosa dot,

Ndonëse më penguan,

E s’bëra prapakthehu..!

Shpejtoni, ju lutem, u thashë,

Shpejtoni...!

Me sytë nga dera,

Ajo mua më pret.

Mërguar e malluar,

në ishullin e lashtë me emrin

Kretë,

ku përqafuar me diellin e detin,

Kazanzaqi përjetësisht fle.

Ah, moj mama!

Nëpër vapë fillimgushti

me dhimbje ngarkuar,

dhe mallin që digjte diellin

çava udhën e Pindit

si dikur mes drerëve kalonin veç komitë,

Erdha...erdha  atë ditë

Me erën e ndarjes

Të të lagia buzën,

Të të puthja sytë...!